Mersin Mixha, nga 13-vjeçari i Luftës së Dytë te themeluesi i Aviacionit Shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Mersin Mixha nuk jeton më. Ishte burrë i pashëm, i gjatë dhe i rëndë. Dhe kishte qenë ushtarak e me pozicione të larta në ushtri. Vdekja e mori teksa kishte kaluar 95 vjet nga jeta e tij. Por karriera e gjatë prej ushtaraku aktiv flet shumë, edhe pas vdekjes së tij. Ky shkrim homazh është ndërtuar mbi dy intervistë që ai vetë i ka dhënë disa vite më parë dhe që janë botuar në gazetat “Shekulli” dhe “Fjala”….

…Në fshatin e vogël të Plesatit të Gjirokastrës, në zemër të Labërisë, nisi udhëtimi historik i një djali të vogël drejt historisë së madhe të vendit të tij. Treva e ashpër, që vetëm nga zjarri e armëve të rënda mund të thyhej, e kishte edukuar që në djep me ndjenjën e lirisë. Dhe vetëm në moshën 13-vjeçare, i nxitur nga era e ndryshimeve të mëdha iu bashkua radhëve të Lëvizjes Nacional-Çlirimtare, si një korrier i njësitit gueril të fshatit të tij. Ishte viti 1942, koha kur Shqipëria përvëlohej në zjarrin e pushtimit dhe të shpresës. Fashistët italianë ishin nëpër këmbë. Nazistët gjermanë pritej të vinin më pas. Vetë Evriopa ndodhej në ngërç.

Në 16 tetor 1942, në ato male të thepisura, ku çdo pllajë e bregore mbante aromën e trimërisë, u formua njësiti gueril dhe Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar. Baza partizane në Cepo, me komandantin Xhipe Kozakun, dhe më pas çeta “Çerçiz Topulli” në Fushë Bardhë, ku Mersini shërbente si korrier, ishin vendet ku rritej fryma e rezistencës antifashiste. Edhe kur divizioni italian “Peruxhia” bashkë me shërbimet sekrete të SIM-it dhe OVRA-s tentuan të shkatërronin çetën e tyre duke krijuar një tjetër të mbushur me kolaboracionistë, ai dhe shokët e tij qëndruan të palëkundur.

Me guximin që e karakterizonte, Mersin Mixha u bë pjesë e batalionit “Asim Zeneli”, të formuar më 7 gusht 1943, një batalion i koracuar, pra i pajisur edhe me artileri, i cili për herë të parë do të ndeshej me trupat gjermane në 10 shtator 1943. Nga ky zjarr lufte djaloshi nga Plesati do të dilte i plagosur, por pa e ndalur hovin drejt kushtrimit. Kur në janar 1944 u krijua Brigada VI Sulmuese, Mersin Mixha bashkë me shokët e tij kaluan kufijtë e Shqipërisë për të luftuar për Kosovën e përgjakur, jo vetëm nga nazifashistët por më së shumti nga genocidi serb.

Pas çlirimit, për të rinjtë si ai, që kishin provuar armët dhe luftën, fillonte një kapitull tjetër: ndërtimi i shtetit të ri. Në 1947, ndërsa shumë të tjerë ktheheshin në jetën civile, Mersin Mixha u zgjodh për një mision të veçantë: të bëhej pilot. Në mesin e një grupi prej 25 kursantësh, udhëtoi drejt Pançevos së Jugosllavisë, ku nisi hapat e parë drejt qiellit. Nga ky grup, vetëm 12 do të mbijetonin nga filtrat e rrepta, që nuk linin vend për asnjë dyshim: një pilot, mbi të gjitha, duhej të ishte i aftë fizikisht dhe besnik.

Më parë se kaq, në vitin 1945, ndër 95 kuadrot e para të cilët u përzgjodhën për të vazhduar shkollën e aviacionit kishin qenë: Babaçe Faiku, Vasil Trasha, Peço Polena, Edip Ohri, Thanas Gjiknuri, Herakli Gazhdani, Masar Aga, etj.

Por historia ndryshoi shpejt. Me prishjen e marrëdhënieve Shqipëri-Jugosllavi, rruga drejt ajrit u ndërpre. Pas një pushimi të shkurtër, djemtë e rinj u nisën për në Bashkimin Sovjetik. Fillimisht studiuan në qytetin Engels, për bombardues strategjikë “Turbolev”, avionë gjigandë që mbillnin frikë, por që nuk përputheshin me nevojat e një Shqipërie që kishte si synim mbrojtjen dhe jo sulmin. Pastaj u transferuan në qytetin Çakallov për avionë gjuajtës, makineri që lëviznin me shpejtësi rrufeje, nga dy metra mbi tokë deri në lartësitë mbresëlënëse të 8500 metrave. Ishin avionë me një motor prej 2600 kuaj/fuqi që mbartnin mitralozë, të cilët qëllonte nga kabina e pilotit në 360 gradë, bomba dhe predha, të pagëzuar si “Vdekja e Zezë” nga vetë gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Lexo edhe :  E ç’rëndësi ka, në vjen apo ikën LaCivita

Por as këtu nuk qëndruan gjatë. Pas një periudhe tjetër, Mersini dhe shokët e tij u zhvendosën në Siberi, në qytetin Tollmaçov, në shkollën prestigjioze të pilotëve “Flamuri i kuq i punëtorëve të Stalingradit”. Përtej të ftohtit të akullt, ata ushqenin ëndrrën për të ngritur Shqipërinë në qiell.

E megjithatë Shqipëria ende nuk kishet avione, ndëtrkohë që pilotët  po përgatiteshin.

Në fund të këtij udhëtimi të gjatë dhe të lodhshëm, më 24 prill 1951, Shqipëria kishte më në fund skuadriljen e saj të parë të aviacionit ushtarak: 12 avionë gjuajtës JAK-9P u vendosën në aerodromin e Laprakës. Ndërsa Peço Polena dhe Masar Aga ngritën për herë të parë në qiell avionin shqiptar, Mersin Mixha ishte aty, si një nga themeluesit e kësaj force të re.

Deri në atë kohë, çdo lloj avioni, ushtarak apo civil, kishte mundur të kalonte mbi hapësirën shqiptare pa pengesë. Por me krijimin e forcave të para ajrore, situata ndryshoi rrënjësisht. Shqipëria ishte tashmë “zot i ajrit të saj”.

I gjithë ky aviacion u inkuadrua në 3 regjimente gjuajtës-bombardues të cilët u inkuadruan në tre aerodrom të Klasit të Parë që ishin Gjadri, Rinasi dhe Kuçova.

Shumë avionë nga shtetet fqinje, që dikur fluturonin pa frikë, tani detyroheshin të uleshin si robër në tokën shqiptare. Një prej tyre ende sot e kësaj dite qëndron në kalanë e Gjirokastrës si një dëshmi e asaj kohe të lavdishme.

Në një vizitë në qershor të vitit 1963, Enver Hoxha do të vlerësonte përpjekjet e këtyre djemve me fjalët: “Avionët tanë janë si shqiponjat e hekurta që zotërojnë kupolën qiellore të Shqipërisë”.

Por vitet sollën ndryshime. Pas rënies së regjimit komunist, kontingjenti prej 200 avionësh u shpërbë. Kur Mersin Mixha kujtonte flotën e dikurshme, ndjente një trishtim të thellë. MIG-ët mund të ishin rehabilituar, mund të fluturonin ende, por – sipas tij – politika e pas viteve ’90 i shkatërroi ato me një qëllim të caktuar.

Në intervistat e rralla të tij, Mersin Mixha u mjaftua duke hapur disa faqe nga arkivi personal, duke lënë të kuptohet se edhe më shumë histori prisnin të rrëfeheshin. “Për të tjerat, më vonë” – thoshte ai me një buzëqeshje të lehtë, si një pilot që di se mbi re fshihen gjithmonë sekrete.

Dhe shumë sekrete të tjera padyshim që i mori me vete. Sepse përveëse zv.komandant i Forcave Ajrore dhe shef i Përgatitjes Luftarake ,Mersin Mixha pa pasur dhe detyrën e shefit të Sigurimit të Aviacionit. Dhe kjo e ka bërë atë një një “dossie” të pa eksploruar,

Dhe megjithëse kishte me një qetësi të admirueshme, ai nuk e fshihte dot dhimbjen që i vlonte brenda: një jetë e tërë në shërbim të Atdheut, që vite më pas dukej sikur ishte fshirë nga kujtesa. Megjithatë, heshti. Dhe foli vetëm për kujtimet më të mira, për sakrificën e brezit të tij që ngriti avionët shqiptarë lart lart mbi re.

Të fundit

Problemi nuk është nëse kontrata është e ligjshme, ose jo!

Nga Bledi Lumani Ka një përpjekje nga njerëzit pranë Sali Berishës, që ta devijojnë debatin për kontratën 6 milionë dollarëshe...

Mungesa e energjisë elektrike në Spanjë, shënohet viktima e parë në Madrid

Një grua ka humbur jetën nga një zjarr që ra në apartamentin e saj në zonën e Carabanchel, në jug të Madridit, duke shënuar...

Rama ironizon Berishën/ Përçart, përçart por 6 mln dollarë i nxori nga këneta (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish Sali Berishën me videon e një bufi në rrjete sociale. Në video dëgjohet një pjesë e fjalës së...

Kontrata e lobimit e PD/ Celibashi: Ende nuk është depozituar në KQZ, ja kur mbaron afati

Kryekomisioneri Zgjedhor Ilirjan Celibashi tha sot se Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore dhe PD nuk kanë dorëzuar deri tani kontratën e lobimit me kompaninë amerikane...

E rëndë/ Restoranti shkrumbohet nga flakët, humbin jetën 22 persona (VIDEO)

Në provincën Liaoning të Kinës veriore, një restorant u përfshi nga flakë të mëdha, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 22 personave dhe plagosjen...

Lajme të tjera

Web TV