Të rinj dhe të “pamatur” në timon?/ Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të rinjtë shpesh etiketohen si “të pamatur” në timon, por të dhënat e INSTAT për muajin mars 2025 tregojnë një tjetër realitet: më shumë aksidente në rrugët shqiptare shkaktohen nga drejtuesit e moshës 35 deri në 44-vjeç, të cilët përbëjnë 29.5% të numrit total të ngjarjeve rrugore.

Kjo grupmoshë është statistikisht më problematike se të rinjtë 18-25-vjeç, që tradicionalisht janë parë si më të rrezikuar dhe më të pakujdesshëm në trafikl.

Në 85.2% të rasteve, shkaktari i aksidentit është vetë drejtuesi i mjetit, ç`ka dëshmon qartë se faktori njeri, e më konkretisht disiplina dhe kultura e drejtimit, mbetet hallka më e dobët në sigurinë rrugore.

Statistikisht, dita më e rrezikshme për të udhëtuar ka qenë e Hëna, me 20.5% të aksidenteve, ndërsa më pak incidente janë regjistruar të Enjten (10.2%).

Po ashtu, aksidentet kanë kulmuar në fashën orare 14:00 – 17:00, me 22.7% të totalit.

Pra, ndërsa ne vazhdojmë të dënojmë “të rinjtë e papërgjegjshëm”, statistikat e marsit godasin direkt në stereotipin: shkaktari më i madh i aksidenteve duket se nuk është mungesa e përvojës, por ndoshta vetëbesimi i tepruar i atyre që mendojnë se e dinë çdo gjë mbi timon. /skyweb.al

Të fundit

Kreshnik Spahiu: Partitë e reja marrin mandat vetëm në Tiranë, kam një këshillë…

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se partitë e reja janë gjëja më interesante që po i ndodh fushatës elektorale të...

Rama takim në Patos: Berisha, një 80 e kusar vjeçar që nuk di çfarë thotë

Kryesocialisti Edi Rama është duke zhvilluar një takim me qytetarët në Patos në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Ai u prit...

PD kallëzon në Prokurori kandidatin e PS në qarkun e Shkodrës: Ka fshehur dënimin me burg

Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës, kandidatin e PS për deputet në Shkodër, zona e Fushë Arrëzit, Ervin Doda. Në kallëzimin penal...

E reja shqiptare gjendet e pajetë pranë një mbikalimi/ Bashkëshorti ngre alarmin

Komuniteti i Montecilfone në Itali është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një 27-vjeçare shqiptare u gjet e pajetë mbrëmjen e së hënës,...

Ferrari prezanton automjete të reja hibride, çmimi fillestar 400 mijë euro

Prodhuesi italian i makinave luksoze “Ferrari” prezantoi sot automjete të reja hibride me një çmim fillestar prej 400.000 eurosh. Këto janë versionet e reja të...

Lajme të tjera

Web TV