Gara në sektorin teknologjik/ “Meta” lëshon aplikacion falas të inteligjencës artificiale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meta, kompania mëmë e platformës Facebook ka bërë të ditur se ka lëshuar një aplikacion falas të pavarur të inteligjencës artificiale për asistentin e saj Meta AI, duke u bashkuar me valën në rritje të lëshimeve të aplikacioneve të reja të inteligjencës artificiale.

Sipas kompanisë, aplikacioni i pavarur synon të zgjerojë shtrirjen e asistentit Meta AI përtej integrimit të saj në WhatsApp, Instagram, Facebook, Messenger.

Aplikacioni i ri i inteligjencës artificiale ofron përgjigje më të personalizuara duke shfrytëzuar kontekstin dhe të dhënat nga profilet e përdoruesve në Facebook dhe Instagram, përfshirë informacionin e ndarë dhe veprimet nga përmbajtja.

Përdoruesit e syzeve Ray-Ban Meta mund të punojnë me aplikacionin me syze dhe të vazhdojnë bisedën më vonë në aplikacion. Kompania njoftoi se aplikacioni gjithashtu ofron një demo të asistentit zanor me përgjigje të përmirësuara të bisedës, por nuk ka lidhje interneti ose qasje në të dhëna në kohë reale.

“Aplikacioni Meta AI përfshin një burim ‘discover’, një vend për të ndarë dhe eksploruar se si të tjerët po e përdorin inteligjencën artificiale. Ju mund të shihni sugjerimet më të mira që njerëzit po ndajnë ose t’i përzieni ato për t’i bërë tuajat”, tha Meta.

Aplikacioni fuqizohet nga modeli “Llama 4” i kompanisë Meta, i prezantuar më herët këtë muaj, i cili tregtohet si një opsion më ekonomik krahasuar me rivalët si ChatGPT, DeepSeek dhe Gemini.

Meta Ai është integruar në Facebook, Instagram, Messenger dhe WhatsApp që nga viti 2023, duke grumbulluar pothuajse 600 milionë përdorues mujor deri në dhjetor./E.T

Të fundit

VIDEO/ Gola dhe spektakël mes Barcelona dhe Inter, kualifikimi vendoset në Itali

Barcelona dhe Interi kanë dhuruar një përballje të parë spektakolare mes tyre në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, në...

Sulmi i Monika Kryemadhit: “Tedi Blushi ka qenë pa shtëpi, sot ka tri. Gruaja e tij…”

Deputetja Monika Kryemadhi ka hedhur sërish akuza ndaj sekretarit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Kryemadhi dhe Blushi prej largimit të Monikës nga partia,...

Mister skandaloz për zgjedhjen e Papës! Kardinali “rinohet” me 11 muaj

Një ndryshim i pazakontë në dokumentet zyrtare të Vatikanit ka hedhur dritë mbi një mister të vogël, por me pasoja të mëdha: datën e...

SHBA vendos sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit

SHBA-të po vendosin sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit mes përpjekjeve të vazhdueshme të administratës Trump për të arritur një marrëveshje...

I ftohti dëmton 2 mijë rrënjë kivi në Llakatund, fermeri: Ia kam lënë Zotit në dorë!

Për të pasur sukses në bujqësi nuk mjafton vetëm toka pjellore, duhet përvojë dhe durim përballë të papriturave. Që prej vitit 2004, Qazim Muhametaj...

Lajme të tjera

Web TV