Milionerët e opozitës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR  AJAZI

Flasin dhe akuzojnë, sulen dhe premtojnë, por harrojnë se populli i njeh mirë. Harrojnë se shqiptarët i dinë kësaj opozite edhe “dhëmbët edhe dhëmballët”, i dinë milionat që nuk shterren kurrë, apo dhe pronat e panumuruara. Dhe hiqen dhe shiten sikur “janë evliha”, janë të papërlyer, të pastër, të pakorruptueshëm, dhe se “vetëm ata mund ta bëjnë vendin madhështor”. Ata kujtojnë dhe me dashje harrojnë se, shqiptarët nuk u dinë atyre milionat e zhvatura sa ishin në pushtet, rrjetet e korrupsionit që akoma funksionojnë edhe sot, apo dhe aleancat me “dashamirësit emigrantë jashtë vendit”. E si mund ti besosh një opozite milionere, që hiqet dhe shitet si “e ndershme”, dhe medemek thotë se “6 milion euro në SHBA, po i paguan një fans i PD”. Këto profka nuk i beson as roja i selisë tek PD-ja, dhe jo pastaj populli, apo dhe SPAK-u. E si mund ti japësh votën një opozite milionere, që jep 6 milion euro për një lobim, dhe mendo pastaj sa miliona euro të tjera janë në banka dhe dyshekë. Partia Demokratike, kurrë nuk ka qenë e ndershme në lidhje me premtimet e fushatave elektorale. Kurrë nuk ka zbatuar dhe kurrë nuk ka qenë korrekte në premtimet e saj. Madje e tillë po tregohet edhe me 6 milion dollarët e lobimit. E tillë po tregohet edhe me LaCivita, apo dhe programin elektoral. Kërkojnë të vijnë në pushtet, duke rrëfyer dhe mashtruar, duke përhapur lajme portalesh të rreme mbi “takimin  e dështuar të Edi Ramës me djalin e Trump”, apo dhe me sajesa të tjera me logjikë idioteske. Ata i shtyn drejt këtyre aventurave, pasuria e pamerituar, milionat e zhvatura qysh nga koha e pushtetit, madje dhe të 5 fishuara edhe në 12 vitet e fundit. Atëhere, si mund ti besohet një opozite, e cila krahas këtyre skandaleve, mban akoma në takime elektorale dhe podiume, xhaketat e vjetra dhe elementë antishqiptarë. Sërish i shtyn pasuria dhe milionat. Ata kujtojnë se me miliona dollarë apo euro, mund të blejnë mandatet, pushtetin, Turmpin, apo dhe heqin “non-gratën” e kryetarit. Dhe me këtë mentalitet shkatërrues, ata kujtojnë se do të vijnë në pushtet. Në çdo hap dhe fjali, ata gënjejnë. Në çdo premtim dhe vendim, ata mashtrojnë. Dhe skandali i tyre më i madh, mbeten lobimet miliona dollarëshe. Një kryetar opozite që akuzon gjithë ditën ministrat dhe kryeministrin e vendit për “afera korruptive”, dhe pastaj i dalin milionat e dollarëve që ka paguar në SHBA, natyrisht mbetet i pabesueshëm sot dhe mot. Por më qesharak bëhet Belindi kur del dhe thotë “janë para të mbledhura nga patriotët tanë në SHBA”. Në Kolonjë ka një fjalë të urtë që thotë “ty nuk të qasin në fshat, ti kërkon të bijën e priftit”. Eshtë fiks për liderin historik të PD dhe opozitën e sotme. Ata janë dhe do të mbeten në opozitë. Dhe e di pse ? Sepse pushtetin duan ta fitojnë me hilera, me mashtrime, me gënjeshtra, me skenare të trasha, dhe me njerëz të kamur në miliona eruro dhe dollarë.

Të fundit

Të jesh Papë, 12 fakte befasuese që nuk i paskemi ditur!

Vetëm 1 ditë pas Pashkëve, u nda nga kjo jetë Papa Françesku (21 Prill 2025) ose Jorge Mario Bergoglio, si...

“S’jemi në kohën e Saliut”, Hoxha debat me Manjën: Ju nuk duhet të flini natën…

Një debat mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe analistit Artan Hoxha sonte në studion e “Opinion”. Fillimisht për dosjet “stok” në gjykata. Ulsi Manja:...

“Jetoj në pallatin e Enver Hoxhës”- Shehi: Nuk i kam vjedhur asnjë gozhdë këtij shteti!

Dashamir Shehi, i cili në këto zgjedhje garon nën siglën e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” thotë se qëllimi është që ti tregojnë qytetarëve se...

LaCivita ndez debat në Australi! Pretendon se këshilloi kandidatin opozitar, por…

Chris LaCivita, një nga arkitektët e fitores së Donald Trump, i kontraktuar edhe nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, pretendon se ka...

Avioni i vogël rrëzohet në Itali, përfundon në depon e një magazine, një i vdekur

Një avion i vogël është rrëzuar në Umbria, ku një prej dy personave në bord ka mbetur i vdekur. Avioni u rrëzua në provincën e...

Lajme të tjera

Web TV