Problemet e shëndetit mendor, pse çrregullimet bipolare përkeqësohen në pranverë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Problemet e shëndetit mendor, mund të prekin këdo. Ekspertët e psikiatrisë theksojnë se gjendjet janë të shumta, nisur nga çrregullime të humorit, ankthit, depresionit apo deri tek sëmundje madhore siç është skizofrenia. Pranvera njihet si periudha kur të gjitha problemet e shëndetit mendor mund të përkeqësohen, por disa janë më të ndjeshme.

“Më të ndjeshëm janë personat me çrregullime bipolare, ata që janë gjendje manjakale sepse në peridhën e dimrit është faza depresive ndërsa me fillimin e pranverës mund të kalojnë në atë që quhet gjendja manjakale, e euforisë, e ngazëllimit, e hiperaktivitetit, e pagjumësisë, e veprimeve impulsive, të nxitura, e axhitimeve psiko-motor”, tha Irena Thoma, psikiatre.

Por pse pranvera njihet si stina e përkeqësimit të simptomave tek persona me probleme të shëndetit mendor?

“Zakonisht bëhet shkak rritja e ditës dhe ulja e orëve të natës dhe ndikimi i dritës së fortë”, tha ajo.

Mjekët psikiatër thonë se terapia dhe monitorimi i saj me rigorozitet është çelësi i suksesit që personat me probleme të shëndetit mendor të jenë të qetë.

“Për pacientët që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, dozat e medikamenteve në periudha të ndryshme dhe sidomos në pranverë duhet të monitorohen më nga afër. Nëse mjekohen në mënyrë të rregullt dhe monitorohen në mënyrë rigorozë, trajtimi dhe ecuria e sëmundjes do ketë pognozë të mire”, shton psikiatre Thoma.

Psikoedukimi është një proces i rëndësishëm që iu jep mundësinë personave që vuajnë nga bipolariteti të kuptojnë shenjat e hershme të ndryshimit të gjendjes, për të reaguar në kohë, dhe rregulluar dozat e medikamenteve psikotrope që përdorin./Euronews/E.S

Të fundit

Radhë të gjata në Qafë Thanë për shkak të fluksit të lartë të udhëtarëve

Radhë të gjata janë shënuar këtë të enjte në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, që lidh Shqipërinë...

Shqiptari kapet me detektor antipërgjim në makinën që trafikonte kokainë

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar për trafik kokaine nga karabinierët italianë në Fano, por ajo që ka shtangur më shumë efektivët sesa droga e...

“Do ju hamë të gjallë”, Rama ironizon demokratët: Janë njisha për të qenë çyrykë

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka ironizuar nga Kuçova deklaratat e drejtuesit politik të Elbasanit, Tomor Alizoti, dhe kreut të PD-së në Belsh, Bedri...

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, protesta në Tiranë, por “shumica po festojnë në lokale”

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, punëtorë të sektorëve të ndryshëm kanë dalë në protestë, duke kërkuar nga të gjithë kushte më të mira pune,...

Konferenca e jashtëzakonshme, Berisha lexon rezolutën e miratuar në PPE

Nga konferenca me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka lexuar rezolutën e miratuar dje në PPE. “Dje në Valencia, kongresi i PPE, që...

Lajme të tjera

Web TV