Berisha ‘bëhet lëmsh’ gjatë fjalimit/ Alizotin s’e mbajnë nervat: O maskarenj!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së Sali Berisha zhvilloi sot një miting elektoral përmbyllës për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Elbasanit.

Berisha i shoqëruar edhe nga kandidatët dhe kreu politik i qarkut Tomor Alizoti, të cilit ia ngatërroi përfaqësimin, duke thënë në nisje të fjalës së tij “i nderuar zoti Alizoti, drejtues i qarkut të Beratit!”,  bëri prezantimin e programit në takimin me mbështetësit në Librazhd-Prrenjas.

“I nderuar Tomor Alizoti, udhëheqës politik i qarkut të Beratit…! Më falni, udhëheqës politik i qarkut të Elbasanit…!”, tha Berisha teksa ngatërrohej me fjalët e tij duke mos e ditur se Alizoti nuk është më kandidat për zonën e Beratit, me një tjetër demencë politike.

Sakaq, Alizoti ka paralajmëruar socialistët që të mos prekin demokratët duke iu drejtuar “juve do iu hamë të gjallë”.

“Ju që doni të shkatërroni Shqipërinë, ju analfabetë, ju maskarenj , do ju hamë të gjallë”, u shpreh ai.

Alizoti iu drejtua duke thënë që të mos guxojnë të shkojnë natën nëpër shtëpitë e banorëve, ndërsa i kaloi fjalën Sali Berishës duke u shprehur “doktor, jepi se ty të kanë më shumë frikë”./E.T

Të fundit

Të jesh Papë, 12 fakte befasuese që nuk i paskemi ditur!

Vetëm 1 ditë pas Pashkëve, u nda nga kjo jetë Papa Françesku (21 Prill 2025) ose Jorge Mario Bergoglio, si...

“S’jemi në kohën e Saliut”, Hoxha debat me Manjën: Ju nuk duhet të flini natën…

Një debat mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe analistit Artan Hoxha sonte në studion e “Opinion”. Fillimisht për dosjet “stok” në gjykata. Ulsi Manja:...

“Jetoj në pallatin e Enver Hoxhës”- Shehi: Nuk i kam vjedhur asnjë gozhdë këtij shteti!

Dashamir Shehi, i cili në këto zgjedhje garon nën siglën e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” thotë se qëllimi është që ti tregojnë qytetarëve se...

LaCivita ndez debat në Australi! Pretendon se këshilloi kandidatin opozitar, por…

Chris LaCivita, një nga arkitektët e fitores së Donald Trump, i kontraktuar edhe nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, pretendon se ka...

Avioni i vogël rrëzohet në Itali, përfundon në depon e një magazine, një i vdekur

Një avion i vogël është rrëzuar në Umbria, ku një prej dy personave në bord ka mbetur i vdekur. Avioni u rrëzua në provincën e...

Lajme të tjera

Web TV