Reperi Kanye West padit dentistin: “Më ke bërë të varur”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reperi i njohur amerikan, Kanye West, ka ndërmarrë veprime ligjore ndaj dentistit të tij të mëparshëm, Dr. Thomas Connelly, duke e akuzuar për neglizhencë mjekësore dhe për shkaktimin e një varësie serioze ndaj oksidit të azotit, i njohur ndryshe si “gazi për të qeshur”.

Bashkë me bashkëshorten e tij, Bianca Censori, West ka paraqitur një paralajmërim zyrtar përmes zyrës ligjore “Golden Law”, duke hedhur hapat e parë për një padi të mundshme.

Sipas dokumenteve të siguruara nga “E! News”, Dr. Connelly akuzohet se gjatë trajtimeve estetike dentare të kryera ndaj reperit në periudhën 2024–2025, i ka administruar në mënyrë të përsëritur sasi të mëdha të oksidit të azotit, pa ndonjë arsye të justifikueshme mjekësore.

Më tej, thuhet se ai e ka inkurajuar West-in ta përdorë edhe vetë gazin, jashtë ambienteve klinike dhe pa mbikëqyrje profesionale, duke çuar në një varësi të theksuar dhe pasoja të rënda për shëndetin e tij mendor dhe fizik.

Në dokumentin ligjor theksohet se mjeku ka dërguar bombola të mëdha të gazit edhe në banesën private të çiftit, gjë që sipas avokatëve përbën shkelje të rëndë të protokolleve mjekësore dhe rrezik serioz për pacientin.

Po ashtu, akuzat përfshijnë edhe administrimin e një substance të ngjashme me propofolin – një sedativ i fuqishëm – pa mbikëqyrje dhe vlerësim të gjendjes së reperit pas trajtimit. Në letrën e paralajmërimit thuhet:

Veprimet dhe mosveprimet tuaja kanë qenë të pakujdesshme, shumë të papërgjegjshme, dhe në disa raste, ndoshta edhe të qëllimshme dhe dashakeqe.

Avokatët argumentojnë se kjo situatë ka shkaktuar jo vetëm vuajtje për West-in, por ka ndikuar thellësisht edhe në jetën martesore të çiftit, duke privuar Biancën nga mbështetja dhe shoqëria e bashkëshortit të saj.

Lexo edhe :  Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Dr. Connelly, i njohur si “babai i stomatologjisë me diamant”, nuk ka reaguar ende publikisht ndaj akuzave.

Në faqen e tij zyrtare, ai reklamohet si dentist i elitës, që i ofron shërbimet e tij figurave të njohura dhe njerëzve me ndikim në botë. m.p.

Të fundit

Historike/ Enkileda Carja dominon botën! Peshëngritësja kuqezi thyen 3 rekorde evropiane

Peshëngritësja shqiptare Enkileda Carja është shpallur kampione bote në Botërorin e Peshëngritjes për moshat deri në 17 vjeç që po mbahet...

Itali/ U hodh nga kati i tretë i shtëpisë, humb jetën tragjikisht 14 vjeçarja nga Vlora

Humb jetën një vajzë 14 vjeçare shqiptare, banuese në zonën e Massafras në Itali, në provincën e Tarantos. Mediat italiane shkruajnë se adoleshentja u...

Në qarkun e plakur të Korçës, qytetarët votojnë për inerci

Një pensionist 74 vjeçar nga një fshat pranë Maliqit udhëton çdo mëngjes me autobus drejt Korçës për t’i dhënë mbesës së tij mundësinë e...

‘Në 90’ shisja ndonjë pikturë, e blija biletë avioni’/ Rama rrëfen historinë në Londër

Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij të radhës “Flasim” ka treguar se shiste piktura në fillim të viteve ’90 për të blerë bileta avioni dhe...

Shansi i turizmit dhe rreziku i “Golemizimit” në të gjithë bregdetin

Turizmi është shansi i madh i Shqipërisë. Pas vitit 2016, grushti i shtetit në Turqi dhe krizat politike në Egjipt apo Marok bënë që...

Lajme të tjera

Web TV