‘Ardit Bido e ka kokën plot, ne kemi mozaik!’ Rama krahason kandidatët nga Saranda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryesocialisti Edi Rama, teksa prezantoi edhe kandidatët e Sarandës për zgjedhjet e 11 majit, duke cilësuar si “mozaik”, u shpreh se në krahun tjetër ka “kënetë ku nuk mbillet grurë”.

Kreu i qeverisë nuk i kurseu batutat për kundërshtarët, por edhe me të pranishmit, teksa humori shoqëroi fjalimin e tij në pjesën e fundit.

Rama kujtoi se në Sarandë kandidon edhe një djal i kësaj zone, përveç të tjerëve, që sipas tij “e kishte kokën plot” dhe ai ishte Ardit Bido, duke ngritur lartë vlerat intelektuale të kandidatit socialist për qarkun e Vlorës.

“Kurse këtej nga krahu unë keni një mozaik, si pilurioti kokëfortë, na (bën me dorë shenjën e kokëfortësisë), di vetëm drejt, e tha edhe vetë. Keni Delvinjot këtu, keni dy burra, për kë e keni (i drejtohet dikujt)? Ajo tjetra, kandidatja po nga kjo zonë, është qershia në tortë, e kam në fund unë fjalën për të! Se kemi dy burra këtu, po flas për Arditin dhe Çuçin. Ardit Bido e ka kokën plot, ua kemi bërë kandidat këtu. Nëse doni burra të mençur, ja tek i keni”, tha ai mes të tjerash, duke shkaktuar edhe ovacione tek të pranishmit.

Por kryesocialisti nuk harroi kundërshtarin e tij Sali Berisha, duke kujtuar se vota e 11 majit duhet të jetë masive dhe historike, si e 1992, pasi kreu i PD-së sipas tij ka nisur të përgatisë historinë e “vjedhjes së zgjedhjeve”.

“Nuk duhet nënvlerësuar as bufi, ka nisur të thotë historitë me vjedhje zgjedhjesh. Ndaj duhet të mobilizoheni me shoqe, mike, fqinje, flisni me gratë demokrate e burrat demokrate, duhet të flisni, të bëni dy gjëra, që t’u kujtoni pasaportën e kalamajve. Tjetra është vota për Shqipërinë, siç vajtën më 1992, nuk vajtën për partinë”, u shpreh ai.

Lexo edhe :  Vuçiç ndërpret vizitën në SHBA, shtrohet në spital në Serbi

Dhe në vijim ironizoi mbështetësit e PD-së, duke kujtuar se edhe kur Berisha “ha” fituesit e Primareve, edhe kur e fut Shqipërinë në gropë, ata përsëri kënetën votojnë:

“Por që të çohet burri botës, të lahet, të krihet, të vishet e të dali e të shkojë atje e të hidhet në kënetë me votën e tij. E të shkojë t’i bashkohet një politikani të pashpresë, që sa herë ka pasur mundësinë e ka futur Shqipërinë në gropë. E kur s’ka pasur mundësinë, ka futur kryetarët e tij në gropë, që fituan primaret këtu dhe gjithandej. E që të bëjmë rotacionin e famshëm historik, duhet të thajmë kënetën. Apo jo, e dini, nuk mbillet grurë në kënetë, edhe bufi e di (se je mik i bufit ti)”, u shpreh kryeministri.

Por nuk mungoi edhe përshëndetja për minoritetin në fund pas faleminderit në gjuhën shqipe:

“Kalispera, Sagapo, Agapi mu, kjo agapi është për të gjithë!”, përfundoi Rama./E.S

Të fundit

Aksident me motor në rrugën Sarandë-Ksamil, plagosen një italian dhe një shqiptare

Një aksident me motor ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Sarandë- Ksamil në vendin e...

Shqipëria bëhet për herë të parë pjesë e një shtegu malor europian, nis nga Shkodra

Për herë të parë Shqipëria bëhet pjesë e një shtegu malor europian. Rruga ndërkombëtare E6, një nga shtigjet më të njohura për ecje malore...

Perfeksioni: Ndihmë apo pengesë në jetën tënde?

Dëshira për perfeksion, shpesh shihet si një cilësi e dëshirueshme, një shenjë e përkushtimit dhe e standardeve të larta. Por, si çdo cilësi tjetër,...

Marrëveshja e pensioneve Itali-Shqipëri nis zbatimin në qershor, këto janë procedurat

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kontributeve për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë pritet të hyjë në fuqi dhe nis nga zbatimi në muajin...

Zelensky: Armëpushim i menjëhershëm nëse Rusia ndalon sulmet, do ishte e ndershme

Ukraina është e gatshme për armëpushim të menjëhershëm nëse Rusia ndalon sulmet. Kështu deklaroi Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili thotë se një armëpushim...

Lajme të tjera

Web TV