Zgjedhjet e 11 majit/ Ja sa të burgosur kanë të drejtë vote dhe sa janë përjashtuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 11 maj do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare, duke përfshirë edhe të burgosurit në Shqipëri. Sipas të dhënave të publikuara,, 2886 të paraburgosur dhe të dënuar kanë të drejtën e votës për këto zgjedhje. Megjithatë, rreth 33% e popullatës së burgjeve, ose 1450 të dënuar, janë përjashtuar nga listat e votuesve për shkak të ligjit të dekriminalizimit, i cili u heq të drejtën e votës personave të dënuar për vepra të rënda penale.

Zv/drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Femi Sufaj, konfirmoi këto të dhëna dhe theksoi se Drejtoria e Burgjeve ka marrë masat e nevojshme për organizimin e procesit të votimit në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. Po ashtu, për një grup të paraburgosurve dhe të dënuarave në burgun e grave në Posjkë të Pogradecit, janë ndërmarrë hapa për t’iu mundësuar të drejtën e votës.

Për të shmangur konfuzionin në listat e votuesve, janë pezulluar transferimet në burgje për një muaj dhe është ofruar mundësia për pajisje me dokument identifikimi për ata që e kanë humbur ose u ka skaduar dokumenti./E.T

Të fundit

E hëna nis me rreshje shiu, si do të jenë temperaturat për ditën e sotme

Vendi ynë do të vijojë të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta gjatë ditës së...

Paralajmërimi i Donald Trump: Filmat jo-amerikanë do të përballen me tarifa 100%

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se do t’i godasë filmat e prodhuar në vende të huaja me tarifa 100%, ndërsa përshkallëzon mosmarrëveshjet tregtare...

PD e zhgënjyer me votimin nga diaspora, i fton të votojnë në Atdhe

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga 11 maji, Partia Demokratike shpërndan një mesazh urgjent për mobilizimin e emigrantëve që nuk janë regjistruar për...

Horoskopi i ditës së hënë, 5 maj 2025

Demi Stabilitet dhe ëmbëlsi nga yjet E hëna hapet me një Hënë të favorshme që ju dhuron qetësi dhe qëndrueshmëri. Në dashuri, çiftet gjejnë sërish mirëkuptimin...

Lajme të tjera

Web TV