I biri u zu poshtë nga masivi i kromit në fabrikë, babai i dëshpëruar kërkon ndihmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Qafën e Burrelit prej 24 orësh vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili ishte duke punuar me eskavator kur një masiv i madh dheu e zuri poshtë në fabrikën e përpunimit të Kromit.

Nerim Beshiri, babai i 29-vjeçarit, mes dhimbjes apelon autoritetet shtetërore ta ndihmojnë të gjejnë të birin. Ai thotë se kanë ardhur vetëm 7 ushtarë por me mjetet që ato kanë në dispozicion është e pamundur gjetja, pasi rrëshqitja është gati 4 km.

“Kanë ardhur 6-7 ushtarë, kanë ardhur vetëm me cizme dhe lopata. Nuk bëhet kjo punë kështu, duhen makina të mëdha. Na duhen mjete të specializuara apo edhe qen i përgatitur për zbulime të tilla. Kemi nevojë për ndihmë, institucionet të më ndihmojnë të gjejmë djalin”,- shprehet Nerim Beshiri.Beshiri thotë se janë braktisur nga kompania kineze që ka marrë me qira fabrikën.

“Nuk janë dukur fare, erdhën dje bënë ca letra dhe askush nuk është sot këtu”, thotë Beshiri.

Eskavatori është ndarë në disa copa, pasi gjatë kërkime, kryesisht nga banorët e zonës janë gjetur disa pjesë por asnjë gjurmë nga 29-vjeçari Ardit Beshiri.

Policia ka arrestuar drejtuesin teknik të shoqërisë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, Ademir Lala. 44-vjeçari është banues në Klos./E.S

Të fundit

“Bufi merret me makinën e Noizy”, Rama: Çfarë kënge këndoi që mori 6 milionë?

Rama: Pa të bo ty që të vish plumb nga Tirona në qendër të Peshkopisë se le kët punë,...

OBSH: 1 në 4 të rinj të moshës 15-19 vjeç konsumojnë alkool, edhe Shqipëria

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin se 1 në 4 të rinj të moshës 15-19 vjeç në Europë, përfshirë edhe Shqipërinë konsumojnë alkool. Europa...

Aksident me motor në rrugën Sarandë-Ksamil, plagosen një italian dhe një shqiptare

Një aksident me motor ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Sarandë- Ksamil në vendin e quajtur Manastir. Dy të rinj...

Shqipëria bëhet për herë të parë pjesë e një shtegu malor europian, nis nga Shkodra

Për herë të parë Shqipëria bëhet pjesë e një shtegu malor europian. Rruga ndërkombëtare E6, një nga shtigjet më të njohura për ecje malore...

Perfeksioni: Ndihmë apo pengesë në jetën tënde?

Dëshira për perfeksion, shpesh shihet si një cilësi e dëshirueshme, një shenjë e përkushtimit dhe e standardeve të larta. Por, si çdo cilësi tjetër,...

Lajme të tjera

Web TV