Pesë muaj pasi u anuluan, mbahen sërish zgjedhjet presidenciale në Rumani!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rumunët sot shkojnë në votime për përsëritjen e zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar, pesë muaj pasi ato u anuluan për shkak të parregullsive.

Sipas sondazheve, favorit për të fituar është George Simion, kandidati i ekstremit të djathtë nga Aleanca për Bashkimin e Rumunëve (AUR), por asnjëri nga 11 kandidatët nuk pritet të sigurojë shumicën absolute në raundin e parë.

Kjo do të thotë se, shumë gjasë, do të nevojitet një raund i dytë, i planifikuar për më 18 maj, mes dy kandidatëve me më shumë vota.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 06:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00.

Në zgjedhjet e mbajtura në nëntor, në raundin e parë doli fitues kandidati i ekstremit të djathtë me retorikë pro-ruse, Călin Georgescu, i cili zhvilloi një fushatë kryesisht përmes TikTok-ut.

Megjithatë, pak para raundit të dytë, Gjykata Kushtetuese anuloi rezultatin e raundit të parë për shkak të parregullsive në financimin e fushatës. Georgescu u ndalua të rikandidonte dhe prokuroria nisi në shkurt një hetim ndaj tij për deklarime të rreme në lidhje me financimet e fushatës.

Nuk është ende e qartë se cili nga kandidatët e tjerë do të zërë vendin e dytë në votimin e sotëm. Kandidatë të mundshëm janë kryetari konservator-liberal i Bashkisë së Bukureshtit, Nicușor Dan nga Partia Kombëtare Liberale (PNL), si dhe ish-kryeministri socialdemokrat Victor Ponta.

Favoriti, Simion, ka deklaruar se një nga prioritetet e tij, nëse zgjidhet, do të jetë të sigurojë “drejtësi” për Georgescu. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që ta emërojë atë si kryeministër.

Në Rumani, është presidenti ai që merr vendimet për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare./E.S

Të fundit

Dinamo përgatit dy shitje spektakolare: 2 milionë euro në arkat e klubit!

Baton Zabërgja dhe Peter Itodo Mandela do të jenë dy super shitjet e Dinamos këtë verë që pritet të...

Dhimbja në fundshpinë, çfarë e shkakton dhe si ta shmangni?

Edhe pse shumë njerëz zgjedhin ilaçe për të lehtësuar dhimbjen e shpinës, kjo nuk është gjithmonë mënyra më efektive. Në fakt, ndryshimi i disa...

“Berisha është paterica e Ramës, ka hyrë në zgjedhje për hallin e familjes së vet”

Kandidati i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, Ibsen Elezi, ka folur për fushatën elektorale të 11 Majit dhe për zhvillimet politike në vend në kuadër...

Aksident në Elbasan, përplasen dy makina me tre efektivë policie

Një aksident ka ndodhur sot (7 maj) në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Paulesh, ku 3 efektivë policie që udhëtonin së bashku mbetën të...

Bëhuni gati për djalin e Ronaldos! Kombëtarja portugeze e grumbullon zyrtarisht

Cristiano Ronaldo Jr ka marrë ftesën e tij të parë zyrtare për të përfaqësuar kombëtaren e Portugalisë U-15, në kuadër të turneut ndërkombëtar që...

Lajme të tjera

Web TV