“Do të hedh në gjyq”, debati gazetarit dhe kandidates për deputete: Po gënjen!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Valbona Myhedin, kandidate e Shqipëria Bëhet, ka folur sot në emisionin “Shqipëria Live” në lidhje me pretendimin e saj dhe ekipit të saj se një person i ka kërcënuar me armë dhe i ka intimiduar, duke thënë se ai është ‘patronazhist’ si dhe ‘pjesë e bandave’.

Në lidhje me këto pretendime, ajo është hasur në një debat me gazetarin Anri Bala, i cili ndodhej në studio. Ai i tha se duhet të ketë raport policie për ato akuza që bën, ndryshe janë të pavërteta.

Pjesë nga debati:

Bala: Nga e dini që janë patronazhistë?

Myhedin: Po, po patronazhistë… kush po më flet?

Bala: Po s’ka rëndësi kush flet, ne na peshon fjala.

Myhedin: Bëhuni më i paanshëm.

Bala: Pse ti do na tregosh sa të anshëm apo paanshëm jemi?

Myhedin: Po po unë.

Bala: Nuk e di për rastin, po gënjen që ishin patronazhistë se nuk e ke mundësinë ta bësh verifikimin. Ju nuk jeni në luftë për të marrë pushtetin, as keni për ta marrë ndonjëherë…. Nuk e keni me median dhe gazetarinë, ju nuk e dini se me kë e keni. Ti nuk tregove për ne? Apo që ke ardhur nga Amerika…

Myhedin: Ki respekt

Bala: Ju na fyet

Myhedin: Kush jeni ju që po ju fyej? Jeni prokurorë?

Bala: Aha! Ku na pe moj zonjë që jemi të anshëm? Ne ju dhamë dhe të drejtë! Ti po gënjen, nxirr raportin e policisë pra

Myhedin: Ti je gazetar, nxire raportin

Bala: Ti po gënjen pra, ma nxirr raportin që ky është pjesëtar bandash apo që ishte patronazhist dhe ju kanë kërcënuar

Myhedin: Mos ofendo, bashkë shikohemi në gjykatë pas këtij emisioni

Lexo edhe :  Vaji i ullirit mbetet sërish stok, eksportet bien 75% për periudhën janar-mars

Bala: Ç’a thotë? Do shihemi në gjyq? E di sa kam kaluar si puna jote unë me gjyqe! Kam qenë në gjysh bashkë me atë avokatin e partisë tënde, se ka qenë avokat! m.p.

Të fundit

Berisha nga Korça: Rama erdhi si pazarxhi, donte të na blinte Ilir Vrenozin

Partia Demokratike zhvilloi takimin elektoral përmbyllës pasditen e sotme në qarkun e Korçës (7 maj), për zgjedhjet e 11...

Dinamo përgatit dy shitje spektakolare: 2 milionë euro në arkat e klubit!

Baton Zabërgja dhe Peter Itodo Mandela do të jenë dy super shitjet e Dinamos këtë verë që pritet të gjenerojnë afërsisht 1.8-2 mln euro...

Dhimbja në fundshpinë, çfarë e shkakton dhe si ta shmangni?

Edhe pse shumë njerëz zgjedhin ilaçe për të lehtësuar dhimbjen e shpinës, kjo nuk është gjithmonë mënyra më efektive. Në fakt, ndryshimi i disa...

“Berisha është paterica e Ramës, ka hyrë në zgjedhje për hallin e familjes së vet”

Kandidati i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, Ibsen Elezi, ka folur për fushatën elektorale të 11 Majit dhe për zhvillimet politike në vend në kuadër...

Aksident në Elbasan, përplasen dy makina me tre efektivë policie

Një aksident ka ndodhur sot (7 maj) në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Paulesh, ku 3 efektivë policie që udhëtonin së bashku mbetën të...

Lajme të tjera

Web TV