Rama nga Elbasani: Prindërit të votojnë që t’u japin fëmijëve pasaportën europiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në takimin përmbyllës elektoral në Elbasan, kryesocialisti Edi Rama iu drejtua prindërve të kësaj bashkie, këtij qarku e mbarë Shqipërisë, që me 11 maj të votojnë për Partinë Socialiste, si e vetmja forcë politike në vend që në kohë rekord mund t’u garantojë të ardhmen në Bashkimin Europian.

“Sot, cilido që voton, investon me votë, për të nesërmen për të marrë për vete, për familjen e tij, familjen e tij, fëmijët e tij, pasaportën europiane. Dua t’ua them të gjithëve, prindërve të Elbasanit, qarkut Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë, që kanë fëmijë të vegjël, në shkollë, në gjimnaz, që më 11 maj duhet të mendojnë për fëmijët që nuk kanë të drejtë vote dhe duhet të harrojnë Edin, bufin, partitë dhe duhet të kthehen nga fëmijët dhe të mendojnë se çfarë i duhet fëmijës tim sot nga unë që kam këtë votën”.

“T’i jap një dhuratë që është më e çmuar se çdo vlerë monetare që mund t’i jap. Me pasaportën europiane merr fund një herë e mirë historia e mundimshme dhe e stërgjatë e popullit të nëpërkëmbur; me pasaportën europiane ky flamur do jetë krah për krah me të gjitha ato flamuj që i kemi parë të pararritshëm”, – tha Rama. m.p.

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV