Shqipëria, kandidate për Kongresin e 30-të Botëror të Ligjit/ Zaçaj: Historike për vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me ftesë të World Law Foundation dhe World Jurist Association, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetarja Holta Zaçaj dhe i përbërë nga gjyqtarët Sonila Bejtja dhe Gent Ibrahimi, mori pjesë në Kongresin e 29-të Botëror të Ligjit që u zhvillua në Santo Domingo, Republika Dominikane, nga data 4 deri më 6 maj 2025.

Kongresi nisi me një ceremoni solemne në prani të personaliteteve të larta vendase dhe ndërkombëtare, ku u theksua rëndësia e forcimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në mbarë botën. Delegacioni shqiptar kontribuoi në tryezat e diskutimit me moderime dhe referime nga përfaqësuesit e tij, duke sjellë përvojën shqiptare në debatin global për drejtësinë dhe ligjin.

Në ceremoninë përmbyllëse, në prani të Mbretit Felipe VI të Spanjës dhe Presidentit të Republikës Dominikane, Luis Abinader, u ndanë çmime për figura të shquara në fushën e drejtësisë.

Gjatë kësaj ceremonie, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Holta Zaçaj, mbajti një fjalë përshëndetëse ku shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë që Kongresi i ardhshëm – i 30-ti me radhë – të mbahet në Shqipëri në vitin 2027.

“Dhënia e besimit për organizimin e Kongresit të Shoqatës Botërore të Juristëve për vitin 2027 është një nder historik për vendin tim — një komb i vogël me një zemër të madhe, historia e të cilit ka qenë ajo e qëndrueshmërisë, transformimit dhe besimit të palëkundur në fuqinë e dialogut dhe solidaritetit. Le të riafirmojmë së bashku misionin tonë të përbashkët: për të mbrojtur dinjitetin e ligjit, për të garantuar të drejtat e njeriut dhe për të siguruar që drejtësia të mos mbetet thjesht një parim, por një premtim i gjallë për çdo qytetar, në çdo cep të botës”, deklaroi Zaçaj./e.t

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV