Berisha nga Korça: Rama erdhi si pazarxhi, donte të na blinte Ilir Vrenozin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike zhvilloi takimin elektoral përmbyllës pasditen e sotme në qarkun e Korçës (7 maj), për zgjedhjet e 11 majit. Së bashku me aleatët e ADSHM, kreu i selisë blu Sali Berisha shoqërohej nga kandidatët për deputetë dhe strukturat.

Një nga detajet e këtij mitingu ishte prania sërish e personazhit viral të rrjeteve sociale të PD-së, Ilir Vrenozi, i cili u urua nga moderatorja e tubimit për ditëlindjen e tij. Dhe në këto momente ishte Vrenozi që i shkoi Berishës sikur ta kishte ky i fundit ditëlindjen, duke i puthur dorën kreut të PD-së.

Madje një tjetër detaj elektoral ishte prania e kandidatit të Partisë së Lirisë, sekretari i përgjithshëmi kësaj partie, Tedi Blushi, si ‘përforcim’ për Berishën dhe aleancën e tij. Ai bëri thirrje për “rrëzimin e narkoregjimit”.

Ndërsa akuzoi Ramën se përpiqet të blejë demokratët, duke iu referuar Ilir Vrenozit, për tëcilin tha se ka karakter, duke i uruar edhe ditëlindjen publikisht.

“Erdhi në Korçë si pazarexhi bashkë me Nikon e tij e mendonte se do mund ta blinte secilin prej jush. Tentoi të blinte me fushatën e tij një njeri me integritet si Ilir Vrenozi, që unë i uroj edhe 100 vite të tjera”, tha Berisha mes të tjerash, duke ngritur lart figurën e mbështetësit personal të tij, që e ka kthyer edhe në faktor politik si figurë qendrore e fushatës së PD në këtë qark.

Kreu i selisë blu kërkoi 100 ditë për të zbatuar programin e PD-së pas 11 majit, duke shpjeguar edhe programin me anë të premtimeve.

“Na duhen edhe 100 ditë, jo për pushtetin tim personal, kurrë! Edhe 100ditë për të ndryshuar këtë gjendje, të rritet pensioni dhe rrogat, 200 dhe 00 euro. Që të mos paguani energjinë më 7 lekë kilovati. Naftën të mos e blini më shtrenjtë se Maqedonia, na duhen 100 ditë që të mos blini më ilaçe kallpe, por nga ato të BE-së. Na duhet lista e ilaçeve të rimburismit që ka Italia, që të mos mungojë asnjë ilaç për të sëmurët dhe biznesmeni i vogël të mos e blejë energjinë me 18 lekë por me 6 lekë, të paguash për ndërtimin taksa më të ulëta. Na duhen 100 ditë për të vendosur taksën shtesë 10%. Do rriten rrogat dhe të ardhurat, na duhen për të ulur TVSH me 15%. Edhe 100 ditë për subvencionet pesëfish për bujqit dhe fermerët, ju garantoj mbrojtje të plotë sezonale të prodhimeve tuaja”, tha Berisha.

Lexo edhe :  KESH ble energji elektrike në treg të huaj, shpenzon 14 mln euro në qershor

Berisha premtoi përsëri bonusin e bebeve dhe familjet me fëmijën e tretë të lindur mbështetje financiare deri në moshën 23 vjeç, heqjen e mesatares së universiteteve dhe ndihmë ndaj të rinjve për bizneset, start-upet, punësimin, kredi për strehim.

Ai deklaroi se çdo i diplomuar do punësohet në sektorin privat apo shtetëror. Fond kombëtar për rininë me 5 mijë euro grante falas për bizneset që do nisin, 1 mijë vende për studentët e ekselencës në universitete.

“Çdo çift i ri do ketë 30 mijë euo grant për të paguar kredinë dhe do kenë një çati. Do mbështesim edhe talentet me një fond 5 mln euro për të gjitha fushat. Do bëjmë çdo gjë për të rikthyer të rinjtë nga emigrimi në Shqipëri, do e arrijmë, e bëmë më 2009-2013, kthyem 180 mijë persona. Fara jonë s’do zhduket kurrë, do e sjellim kombin në moshën e rinisë, do mbetemi përjetë. Kjo dramë e Edi Ramës do arkivohet më 11 maj, çelim etapë të re”, tha Berisha në fund të fjalës së tij. m.p.

Të fundit

Operacioni “Barbarossa”: Si nisi pushtimi nazist i Bashkimit Sovjetik me 3 milion ushtarë

22 Qershor 1941 Nga Leonard Veizi Në orën 04.00 të mëngjesit të datës 22 qershor 1941, urdhri për sulm u dha....

Si agjentët e Mossad-it në Iran përgatitën terrenin për sulmet ajrore të Izraelit

Operacioni ushtarak izraelit “Ngritja e Luanit”, më i madhi i nisur ndonjëherë nga Izrali kundër Iranit, filloi në orët e para të 13 qershorit....

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin Tsikhanouski

Bjellorusia ka liruar 14 të burgosur, përfshirë Syarhey Tsikhanouskin, i cili u arrestua në maj të vitit 2020 gjatë përpjekjes për të kandiduar për...

Kokainë dhe para cash, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar në Crespina Lorenzana. Sipas raportimeve, 31-vjeçari shqiptar është kapur nga policia italiane gjatë një kontrolli të rastësishëm. Sjellja...

Prapaskena e merkatos, Barcelona planifikon goditjen e madhe në 2026

Barcelona po punon jo vetëm për merkaton e kësaj vere, por edhe për atë të vitit të ardhshëm. Mediat angleze raportojnë se klubi katalanas...

Lajme të tjera

Web TV