Baton Zabërgja dhe Peter Itodo Mandela do të jenë dy super shitjet e Dinamos këtë verë që pritet të gjenerojnë afërsisht 1.8-2 mln euro në arkat e klubit shqiptar, raporton Telesport.
Paraqitja e tyre këtë sezon në Shqipëri ka qenë mbreslënëse: sulmuesi shqiptar i Kosovës dhe ai nigerian kanë kontribuar në 50 gola/asist të dy bashkë.
Dinamo i rezistoi ofertave në janar me synimin për të realizuar objektivat, por tashmë afron lamtumira e të dyve, që kanë një moshë relativisht të re, përkatësisht 21 dhe 24 vjeç. Kontaktet me klube ruse, ukrainase, turke dhe kroate kanë nisur. m.p.