Vritet me armë për konflikte pronësie dhe hakmarrje një 41-vjeçar në Has.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pla. Policia tha se ngjarja ka lidhje me konfliktin e raportuar një ditë më parë, ku dy bashkëshortë përfunduan në spital pas përleshjes për shkak të sherrit për pronat, teksa kishin nisur hetimet për të dyja palët.
Për plagosjen u mor nën akuzë dhe arrestua vajza 21-vjeçare e dyshuar për sulmin. Por nuk është mjaftuar me kaq. Pasi ditën e sotme (7 maj), në orën 16:40, Policia raporton se Y. J., i afërm i bashkëshortëve të plagosur, 41 vjeç, ka qëlluar për vdekje me armë R.S., 34 vjeç, familjar i vajzës së dyshuar.
Policia dhe forca të shumta mbështetëse kanë shkuar në vendngjarje, duke kryer arrestimin e autorit dhe sekuestrimin e armës së krimit.
Njoftimi i Policisë së Kukësit: “Rreth orës 16:40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes. m.p.