Rama në Fushë Krujë: Na jepni besim që të bëjmë më të mirën për 4 vitet e ardhshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, përmbylli këtë të mërkurë fushatën elektorale në Fushë Krujë, ku iu drejtua qytetarëve me thirrjen për të mbështetur PS-në në zgjedhjet e së dielës, më 11 maj. Në fjalimin e tij, Rama theksoi se në këtë qytet vijnë me ndjenjën e krenarisë, pas një mandati gjatë të cilit, sipas tij, janë realizuar shumë punë konkrete.

“Pas katër vitesh kthehemi këtu me kokën lart, duke pasur arritur një sërë objektivash gjatë këtij mandati. E nisëm me përkushtimin për të ndihmuar familjet që u prekën nga tërmeti i rëndë, të cilat mbetën pa strehë brenda pak sekondash. Sot kemi përmbyllur procesin e rindërtimit, duke shpërndarë 350 apartamentet e fundit, të cilat u mbajtën në pritje për shkak të rregullave të fushatës. Menjëherë pas zgjedhjeve, në Krujë do të ndahen shtëpitë e fundit, duke e çuar totalin në 1100 banesa të reja, të dhëna falas për qytetarët që tani janë pronarë të ligjshëm dhe pa asnjë detyrim financiar ndaj shtetit,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se edhe pse fatkeqësitë natyrore nuk mund të parandalohen, përgjigjja ndaj tyre duhet të jetë dinjitoze dhe e përgjegjshme. Rama përmendi ndërtimin e 17 shkollave të reja në këtë zonë si një tjetër arritje që, sipas tij, tregon përkushtimin e PS-së ndaj komunitetit.

Sa i përket infrastrukturës, ai theksoi se ëndrra e kahershme për të pasur një lidhje rrugore direkt mes Krujës dhe Tiranës tashmë është përfshirë në programin e qeverisë. Gjithashtu, ai premtoi se edhe rruga që lidh Fushë Krujën me Krujën do të përmirësohet në një afat të arsyeshëm kohor./E.S

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV