Tymi i zi u ngrit mbi Vatikanin të mërkurën për të sinjalizuar se asnjë kandidat nuk mori shumicën e kërkuar prej dy të tretave të kardinalëve për t’u bërë Papa i ardhshëm .
Megjithatë tymi i bardhë ndoshta nuk është larg. Shumica e konklavave moderne zakonisht kanë zgjatur dy ose tre ditë. Papa Françesku u zgjodh në ditën e dytë të konklavës së vitit 2013.
Kujtojmë që këtë të mërkurë, 133 kardinalë u mbyllën në konklavën në Kapelën Sistine, ku zhvilluan votimin e parë të fshehtë për zgjedhjen e Papës së 267-të të Kishës Katolike Romake, por pa një emër.
Tymi i zi do të thotë se nesër do të zhvillohen të tjera votime, ndërsa nese do dilte tym i bardhë do të thotë se me votat e kardinalëve ishte zgjedhur një Papë i ri. m.p.