“Vrasja është porositur nga Dubai”,detaje të reja nga eliminimi i Renato Hoxhajt në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Renato Hoxhajt, e ndodhur pak ditë më parë në Vlorë. Sipas informacioneve, Renato Hoxhaj dyshohet të ketë qenë informator i grupeve kriminale, ndërsa hetimet sugjerojnë se vrasja e tij është porositur nga Dubai.

Sipas burimeve për A2 CNN autoritetet kanë identifikuar një shtetas rumun si autorin e dyshuar të krimit. Kombësia ende e pakonfirmuar 100%, pasi policia e Vlorës mbetet e rezervuar por dyshimet janë që mund të ketë qenë edhe grek. Ky shtetas dyshohet se është larguar nga territori shqiptar përmes pikës kufitare të Qafë Botës. Aktualisht, ai është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa në pranga është vënë vetëm Eris Mehmetaj, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorin për t’u larguar.

Burime nga grupi i hetimeve tregojnë se në krim janë përdorur dy pistoleta. Ai dyshohet se është goditur njëherë në bark me një pistoletë dhe një gëzhojë nga ajo s’e ka kapur më pas e ka goditur me pistoletën tjetër dy herë në kokë.

Gjithashtu, mësohet se shtetasi rumun është një ish-i dënuar për krime por kjo mbetet e pakonfirmuar ende. Makina e përdorur në atentat është blerë nga Eris Mehmetaj i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor i vrasjes. Policia po vijon hetimet për të identifikuar dhe arrestuar të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje./E.S

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV