Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë një takimi elektoral në Shkodër deklaroi se Edi Rama gjatë qeverisjes së tij ka vjedhur dhe ka mashtruar shqiptarët. Berisha theksoi se Edi Rama ka bërë një fushatë banale, bajate dhe të neveritshme.
“Çdo qeveri taksat që ja merr qytetarëve ua kthen qytetarëve me pensione, ilaçe, shkolla, asfaltime. Ku janë?
Erdhi këtu, sikur 12 vite pushtim i huaj të kishte patur Shkodra dhe pushtuesi të vinte këtu, kurrë nuk do i lejonte vetes të thoshte se kanë investuar në Shkodër 1 miliardë e 300 milionë euro. Mashtrues i neveritshëm.
Në Shkodër në 12 vite asnjë projekt të ri. Të gjitha vazhdim i projekteve të mëparshme. Erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët.
U soll 8 muaj në fushatë nga takimi në takim duke bërë xhonglerin, banalistin, me një fushatë banale, bajate dhe të vetmen gjë që s’bëri, nuk dha kurrë shpjegim se ku shkuan paratë e shqiptarëve.”-tha Berisha. m.p.