Robert Prevost është zyrtarisht kreu i Kishës Katolike.
Ai doli në ballkonin e Kapelës Sistine, duke njoftuar kështu se është zgjedhur si pasues i Papa Françeskut.
Pak më herët, nga oxhaku i Kapelës Sistine doli tym i bardhë, që u prit me brohoritje nga qindra qytetarët e pranishëm në shesh.
Fakti që kardinalëve iu deshën vetëm katër raunde votimi për të zgjedhur një papë të ri dhe tymi i bardhë u pa pas një dite votimi është “një shenjë e qartë e unitetit të Kishës”, tha kardinali italian Giuseppe Versaldi nga zyra e shtypit të Vatikanit. m.p.