Rama u bën thirrje emigrantëve në Greqi: Dorëzoni zarfet, kanë mbetur vetëm 48 orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka drejtuar një mesazh të drejtpërdrejtë për shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ai i ka nxitur të mos e lënë në minutat e fundit dorëzimin e zarfeve me votën, duke kujtuar se mbeten vetëm edhe 48 orë afat për t’i dërguar në pikat postare të DHL-së.

“Mos prisni, dorëzojini menjëherë zarfet në pikat përkatëse të postës, bëjeni edhe këtë përpjekje të fundit”, tha Rama, duke e cilësuar 11 Majin si një takim me historinë dhe një moment kyç për të dhënë më shumë fuqi Shqipërisë në negociatat me Bashkimin Evropian.“Ditë fantastike në zonën e Vlorës, e jashtëzakonshme, një diell i bukur, dritë e bukur dhe zakonisht nuk kam nevojë për syze brenda në makinë, por është një dritë e bukur, por e fortë.

Ndërkohë që do të desha të rindërhyj për t’ju dhënë një mesazh shqiptarëve të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit dhe që janë në Greqi, që s’kanë dorëzuar zarfet, ju lutem zarfet dorëzojini në pikat përkatëse të postës së DHL.

Mos prisni, dorëzojini, mos i lini për moment të fundit, ka akoma edhe pak kohë, janë 48 orë, bëjeni edhe këtë mund të fundit. Sepse 11 Maji është takim me historinë, si edhe moment zgjedhje për ti dhënë një fuqi të re Shqipërisë në negociatat me BE”. tha Rama./e.s

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV