“Voto partitë e reja ose shko në plazh!” Kreshnik Spahiu: Ramës i duhet Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreshnik Spahiu

Më pyeti një mik, çfarë të bëjmë të dielën? “Ti ke dy zgjidhje”, i thashë: “bojkoto zgjedhjet dhe shko në plazh ose qëndro në Tiranë dhe voto partitë e reja”.

Të dyja janë obsione të mira sepse rezultati në 11 Maj nuk ndryshon pasi gjithë Shqipëria e di kush fiton dhe kush humb por nëse duam të projektojmë ndryshimin politik në 2029 duhen votuar partitë e reja.

Në 11 Maj nuk vendoset kush do qeverisë Shqipërinë, por përcaktohet e ardhmja e opozitës dhe prognoza e zgjedhjeve 2029. Nëse në 12 Maj do kemi vetëm dy fitues: PS-PD atëhere Shqipëria futet drejt fatalitetit dhe Edi Rama do jetë njeriu më i interesuar të mbaj Berishën si faktor kundërshtar deri në zgjedhejt pasardhëse.

Shqipëria po përjeton një moment historik dhe 9 partitë e reja kanë disa avantazhe që nuk i kanë pasur partitë e reja më parë gjatë 35 viteve:

– 9 partitë e reja kanë aleat SPAK i cili ka shkatrruar gjithë strukturat kriminale brenda partive të vjetra: PS-PD-LSI
– 9 partitë e reja kanë aleat mediat dhe rrjetet sociale. Kurrë më parë partitë e reja nuk kanë pasur kaq akses mediatik dhe network nga rrjetet sociale
– 9 partitë e reja kanë sot votën e disporës ku 250.000 emigrantë do votojnë dhe nuk kanë pasur mundësi më parë.

Vota për Ramën apo Berishën na mban ku jemi ose na kthen në të shkuarën.

Shqipëria sot ka alternativa të reja përtej listës së servilve që fut Rama dhe Berisha. Parlamenti ka nevojë për Erald Kaprin, Endri Shabanin, Adriatik Lapajn, Arlind Qorrin, Agron Shehajn, Elena Kocaqin, Kreshnik Osmanin, Pano Sakon apo Dash Shehin.

Lexo edhe :  “Të përshpejtojmë tharjen e kënetës”- Rama mesazh për emigrantët ne Greqi

E diela po afron dhe shumë nga ne jemi dyshues për politikanët e rinj, por gjithsesi ata duhen vlerësuar për kurajon dhe guximin xhaketave të vjetra. Padyshim që 9 partitë e reja gabuan që nuk u bashkuan por nëse ju i votoni ato mund të sjellin ndryshimin e vonuar, në të kundërt pas 4 vjetësh do dëgjojmë sërish violinën e Edi gërrnetës për bufin e kënetës.

Vota për Berishën e mban Ramën pas 2029 në pushtet, ndërsa vota për 9 alternativat e tjera na jep mundësinë që së bashku të luftojmë 4 vjet për ndryshimin e madh dhe Shqiperinë e re. m.p.

Të fundit

Nga distanca personale tek mbështetja politike, Kryemadhi flet pa ‘doreza’ për Ilir Metën

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në  një emision televiziv, sqaroi pse vendosi të dalë në mbështetje të...

Pse u largove nga PD?/ Shehaj: Humba besimin se mund të ndryshohej diçka në parti!

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin Log. në News 24, diskutoi me analistin Fatos Lubonja. Lubonja e pyeti se përse...

Pse PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet, apo i dalin humbje madhështore?

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin PS forcë fituese. Sipas tij, PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet pasi i dalin humbje madhështore 'Edi Rama në...

“Demokratët gdhihen me Moxartin!”/ Rama i përgjigjet kritikave për fushatën “tallava”

Dy ditë para se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimet, kryesocialisti Edi Rama ndodhet sonte në studion e Top Story përballë gazetarëve për të...

Fiton ose jo PD-ja!/ Berisha zbulon se kur do të tërhiqet përfundimisht nga politika

Në një dalje televizive kryetari i PD, Sali Berisha është pyetur nëse ekziston mundësia që ai të tërhiqet dhe në vendin e tij të...

Lajme të tjera

Web TV