Sa paguhet Papa Leoni XIV?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Papa Leoni XIV u zgjodh ditën e djeshme Papa i ri i Vatikanit. Ai do të jetë kështu Papa i parë amerikan në historinë e Vatikanit. Megjithëse të gjithë u përqendruan tek origjina dhe kontributi i tij si kardinal për besimtarët katolikë, kurioziteti na shtyn që të mendojmë: Sa e ka rrogën Papa Leoni XIV?

Të ardhurat e Papës së ri mund të konsiderohen modeste dhe simbolike, duke qenë se misioni i tij si udhëheqës shpirtëror nuk ka të paguar.

Megjithatë referuar mediave të huaja, dhe kryesisht “Daily Mail”, është bërë e ditur se kontributi mujor i Papa Leonit XIV është 2650 euro. Por, këtu vlen të theksohet se kreu i Selisë së Shenjtë përfiton edhe nga rrugë të tjera.

Vatikani i siguron Papës fonde për donacione, automjete, mbrojtje, sigurim shëndetësor, banesë dhe udhëtime. Në total, vlera e të gjitha këtyre përfitimeve, si dhe e aseteve të tjera që janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Papës, vlerësohet në 12 milionë euro.

Vatikani ka një sërë burimesh financimi, pjesa më e madhe e të ardhurave vjen nga donacionet e besimtarëve në mbarë botën, si dhe nga të ardhurat e turizmit dhe muzeve të Vatikanit. Por, pavarësisht këtyre shumave monetare, një Papë referuar dhe deklaratave të gjithë liderëve të Kishës Katolike përgjatë historisë pritet që të jetojë në mënyrë të thjeshtë dhe modeste./e.t

Të fundit

BSH: Fitimet e bankave arritën mbi 3.47 mld Lekë

Fitimet e bankave në Shqipëri vijojnë të rriten me ritme të larta, duke reflektuar një situatë të favorshme financiare...

I bëri pritë poshtë shtëpisë, i riu shqiptar plagos oficerin e policisë në Greqi

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Greqi pas plagosi me thikë një oficer të policisë pranë shtëpisë së këtij të fundit. Ngjarja...

E surpriozi me trëndafila nga qielli në Ferma VIP/ Nur zbulon marrëdhënien me Djonisin

Pak ditë më parë, një moment i pazakontë ndodhi në “Ferma VIP” kur një helikopter mbërriti mbi fermë dhe hodhi trëndafila për konkurrenten Nur. Ky...

Planeti në rrezik?! Anija përplaset me Tokën pas më shumë se gjysmë shekulli

jë anije kozmike e epokës sovjetike, e lëshuar më shumë se gjysmë shekulli më parë me destinacion planetin Venus, është rikthyer në Tokë në...

Qeveri teknike dhe zgjedhje të dyta, sa gjasa ka që të ndodhë ky skenar?

Partitë e reja kanë disa muaj që artikulojnë mundësinë që Shqipëria mund të kalojë në zgjedhje të parakohshme pas 11 majit. Sipas tyre, asnjë...

Lajme të tjera

Web TV