Pse Putin heshti për Ukrainën? Lideri i Kremlinit zbut tonet me Perëndimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 80-vjetorin e dorëzimit të Gjermanisë Naziste, presidenti rus Vladimir Putin mbajti një fjalim solemn në sheshin e Kuq në Moskë, duke theksuar kontributin vendimtar të Bashkimit Sovjetik në fitoren mbi nazizmin.

Por, ajo që ra më shumë në sy ishte heshtja e tij ndaj luftës aktuale në Ukrainë, konflikti më i madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Gjatë fjalimit të tij që zgjati vetëm 10 minuta, një nga fjalimet më të shkurtra gjatë sundimit të tij prej tre dekadash, ai u përpoq të shmangte çdo referencë të drejtpërdrejtë ndaj pushtimit të Ukrainës. Në vend të kësaj, ai u përqendrua në trashëgiminë historike të Luftës së Dytë Botërore dhe mbrojti të ashtuquajturin “operacion special ushtarak”, pa e përmendur në mënyrë direkte.

“Ne i kujtojmë mësimet e Luftës së Dytë Botërore dhe nuk do të pajtohemi kurrë me shtrembërimin e historisë,” deklaroi Putin. Ai gjithashtu pohoi se “e vërteta dhe drejtësia janë në anën tonë” dhe se “i gjithë populli mbështet pjesëmarrësit e operacionit special ushtarak”.

Sipas analistëve, heshtja për Ukrainën mund të interpretohet si përpjekje për të shmangur diskutimin e një lufte të papërfunduar dhe shumë të kontestuar brenda e jashtë Rusisë.

Putin iu përgjigj edhe deklaratave të fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili theksoi rolin kyç të SHBA-së në fitoren e Luftës së Dytë Botërore.

“Ne gjithmonë do të kujtojmë se hapja e frontit të dytë në Evropë – pas betejave vendimtare në territorin e Bashkimit Sovjetik – e afroi fitoren. Por askush nuk e mohon se ishte Rusia ajo që shënoi fundin e nazizmit dhe e pagoi me miliona jetë”.

Krahasuar me tonin e ashpër të fjalimeve të viteve të kaluara – ku shpesh i krahasonte SHBA-të me Rajhun e Tretë ose i akuzonte për “poshtërimin e botës” – këtë herë, Putini shfaqi një ton më të përmbajtur, ndoshta për të ruajtur një imazh më të balancuar në një skenë ndërkombëtare gjithnjë e më të tensionuar./e.s

Të fundit

“Mirëmëngjes njisha, jeni gati?”/ Berisha mesazh demokratëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zgjedhur rrjetet sociale për t’u drejtuar mbështetësve të tij në ditën e...

8 muaj në qeli/ Ervin Salianji voton nga burgu

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji votoi sot në ambientet e burgut të Fierit.  Pasi votoi Salianji foli për gazetarët. Salianji tha se vota është njësoj qoftë...

Shqipëria voton/ Ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 08:00

Sot, 11 Maj, Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Janë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote. Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...

Arrestohet bashkëshorti i kandidates së PD, Elda Hoti

Ladi Nnoja, bashkëshorti i kandidates së PD, Elda Hoti është arrestuar, pas një incidenti të ndodhur në Rrëshen. Së bashku me të është arrestuar edhe...

Fansja paralajmëron padi 10 milionë dollarëshe ndaj Meghan Markle

Një fanse nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ngritur pretendime të rënda ndaj Meghan Markle dhe Netflix, pasi thotë se është djegur rëndë...

Lajme të tjera

Web TV