Dedikimi i vajzës së Tom Doshit për të atin: Ty nuk të duhet politika! Je i suksesshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në këtë ditë zgjedhje, krerët e forcave politike e kandidatët për deputetë u paraqitën në qendrat e votimit krah familjarëve të tyre.

E nëpër rrjetet sociale nuk munguan as fjalët mbështetëse! Dikush i shprehu suksese bashkëshortit, e dikush tjetër babait, ndërkohë që kandidatët për deputetë falënderuan qytetarët, por dhe familjarët të cilët kanë qenë mbështetja e tyre më e madhe në këto ditë të nxehta fushate.

Një postim me fjalë zemre është publikuar së fundmi edhe nga kreu i PSD-së, Tom Doshi. Ka qenë vajza e tij, Briana, ajo e cila përmes fjalëve të postuara në rrjetet sociale i ka uruar suksese të atit, si dhe i ka rikujtuar njerëzve virtytet që ai ka. Ky postim i saj, nuk mund të mos rishpërndahej nga Doshi, për të cilin ka qenë dhe dedikimi më i bukur.

“Bab, gjithmone ta kam than qe ban ma mir biznes sesa politike, por ti gjithmon ma ke kujtu se deshira per me ndihmu njerezit eshte dicka qe rrjedh ne gjakun e familjes tone. Eshte nje vlere me te cilen je rrite dhe e ke ndjek me perkushtim ne cdo hap tandin.

Shpresoj me gjithe zemer qe zgjedhesit sot ta kuptojne vizionin tand- te jesh nje za per ata qe kane nevoje, nje mbrojtes i vlerave familjare dhe tradites. Qysh prej fillimit te karrieres tande politike, kundershtaret kane tentu te te paraqesin ndryshe nga c’ka je ne te vertete. Kane tentu me rrenu gjithcka ca ke ndertu me mund e me djerse, por Zoti nuk i lejoj dhe kjo asht ma e rendesishmja. Besimi ne Zot eshte po ashtu nje nga vlerat ma te rendesishme qe na ke mesu. Me nanen thojme gjithmone ne momente ankthi qe cdo gje po ja leme ne dore Atij, sepse Ai nuk do ta lejoje qe e keqja te fitoj.

Lexo edhe :  Basha voton me vajzën, thirrje të rinjve: Votoni për të ardhmen tuaj

Nuk di shume gjana po nje gja e di me siguri: ndryshe nga kundershtaret e tu politik, ty nuk te duhet politika. Ti je nje burre i suksesshem qysh ne fillimet e tua. Ti kandidon sepse me te vertete e ndjen dhe te dhemb.

Sot ma shume se kurre jam krenare qe jam vajza jote. Jam krenare qe femijet e mi kane nje gjysh si ti. Uroj shume qe une, vellezerit e mi dhe femijet tone te arrijm te jena sa gjysma jote.

Dhe patjeter, falenderimet ma te medha i takojn nanes, gurit te shpise tone, shtylles qe na mban te tanve. Ajo perballon gjithe stresin dhe sfidat tona me qetesi dhe force. Asgja nga keto nuk do ishte e mundur pa te. Suksese Bab! @tomdoshi”, shkruan Briana Doshi në postimin e saj. m.p.

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV