Titujt e lajmeve sot tregojnë se problemi nuk janë politikanët, por populli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lajmet e orëve të fundit në Shqipëri janë një alarm për shoqërinë. Kur lexon titujt e mediave, kupton se sot nuk ka rëndësi se cila parti fiton, por kur do të shërohemi si shoqëri. Është koha të pyesim veten se ku po shkojmë. Kush thotë se fajin e ka politika, mashtron veten. Politikanët janë produkti ynë. Ju ftojmë të lexoni titujt e lajmeve të ditës:

Pogradec – Qytetari godet komisionerin, i ngacmoi vajzën në qendrën e votimit

Elbasan – Kapet mat 56-vjeçarja, fotografoi fletën e votimit

Korçë – Militanti i partisë dhunon fizikisht gruan e moshuar: Ik, moj komuniste!

Librazhd – U kap duke fotografuar votën, qytetari tenton dalë nga dritarja

Gjirokastër – Drejtori i Ujësjellësit shkelmon portën e shkollës dhe intimidon komisionerët

Poliçan – Sherr dhe përplasje fizike ndërmjet komisionerëve, shtyhet votimi

Lezhë – Filani kapet mat duke blerë vota, arrestohet deputeti që po e ndiqte

Lushnje – Përplasje fizike ndërmjet komisionerëve, pezullohet votimi

Vorë – Deputeti përplaset me votuesit: Ta tregoj unë ty!

Tiranë – Kandidati kallëzon punonjësin e bashkisë: Më kërcënoi në shtëpinë time

Lushnje – Denoncimi i deputetit: Ka persona të armatosur afër qendrave të votimit

Dibër – Polici akuzohet për blerje votash, gjuan me armë zjarri në ajër

Maqellarë – Sherr mes socialistëve, kandidati godet punonjësin e ujësjellësit

Pra, jemi shoqëri problematike. Vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë, ndryshe prej nesh, organizojnë zgjedhje të shkëlqyera. Pse? Sepse populli atje është emancipuar më shumë. Është koha të jemi të sinqertë me veten. m.p.

Të fundit

Dashnor Sula zbulon ‘korombolin’ e PD: Donin 3 veta për një tokë, absurde!

“PD duhet të kuptojë që të ndërrojë popullin, sepse e ka fajin populli, jo drejtuesit e PD-së. Kriteri i...

Shqiptarët mendjen te zgjedhjet, Ambasada Amerikane bën njoftim për atë që s’e prisnim

Teksa e gjithë vëmendja është tek procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një...

Tendencat kryesore të mirëqenies për vitin 2025

Në vitin 2025, mirëqenia nuk ka të bëjë më vetëm me meditimin dhe smoothie-t jeshilë. Ajo është bërë shkencore, holistike dhe hiperpersonalizuese. Nga stimulimi...

Vëzhguesi i OSBE-ODIHR: Ky vend nuk shkon në BE me këto zgjedhje

Vëzhguesi i OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Michael Gahler, ka deklaruar se Shqipëria nuk do të futet në Bashkimin Europian kështu siç...

Përfundon numërimi në Bashkinë e Finiqit, PS kryeson me 2511 vota

Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë Finiq ndërsa nga rezultati i publikuar Partia Socialiste kryeson me 2511 vota. Partia Demokratike rezulton se ka marrë...

Lajme të tjera

Web TV