Amber Heard bëhet nënë për herë të dytë, ja emrat e veçantë të dy binjakëve të saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja e famshme Amber Heard ka befasuar ndjekësit e saj në Ditën e Nënës me një lajm të ëmbël: ajo ka mirëpritur binjakë, një vajzë dhe një djalë! Aktorja e “Aquaman” ndau në Instagramin e saj se është bërë nënë për herë të dytë, duke zbuluar emrat e veçantë të fëmijëve – Agnes dhe Ocean.

“Sot ndaj zyrtarisht lajmin se mirëprita binjakë në familjen Heard. Vajza ime Agnes dhe djali im Ocean po më mbushin duart (dhe zemrën) me dashuri,” shkroi ajo.

Amber foli edhe për sfidat me pjellorinë dhe vendimin për të qenë nënë e vetme:
“Ta përjetoj mëmësinë vetëm dhe në kushtet e mia, pavarësisht sfidave të mia me pjellorinë, ka qenë përvoja më përulëse e jetës sime. Jam pafund mirënjohëse që pata mundësinë ta bëj këtë në mënyrë të menduar dhe të përgjegjshme.”

Fëmija i saj i parë, Oonagh Paige, ka lindur në prill të vitit 2021. Tashmë, Heard është nënë e tre fëmijëve dhe duket më e plotësuar se kurrë./E.Ç

Të fundit

Pse fitoi Partia Socialiste? Belinda Balluku tregon sekretin e suksesit

“Partia Socialiste fitoi sepse zgjodhi njerëzit e duhur”. Kështu deklaroi nga Fieri drejtuesja politike Belinda Balluku në përfundim të procesit...

Sherri në KZAZ e Kasharit, kush janë personat me të kaluar penale që u përfshinë

Pas sherrit me grushte në KZAZ-në nr. 30 në Yrshek, është identifikuar personi që ka goditur sekretarin e kësaj KZAZ-je. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Rei...

Rama i kërkon Starmer zgjidhje për shqiptarët e regjistruar si shtetas të Kosovës

Gjatë takimit të Nëntorit 2024 kryeministri Edi Rama u tha shqiptarëve në Londër se qeveria e tij do të hy në bisedime me palën...

Tensioni i syrit, shkaqet, shenjat dhe kur duhet të shkoni patjetër te mjeku

Sytë janë të brishtë e të rrezikuar nga një sërë problemesh shëndetësore që shkaktojnë dhimbje e probleme me shikimin. Një prej problemeve në fjalë...

“Rama ka nja 25 vite që përfiton…” Agron Shehaj reagon për sulmet e PD dhe PS

Procesi i numërimit të votave po shkon drejt përfundimit në të gjithë zërat e tij, teksa ka përfunduar për partitë dhe po vijon për...

Lajme të tjera

Web TV