Garë e ngushtë në Lezhë, PS përmbys rezultatin dhe kalon në avantazh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në qarkun e Lezhës ka ndodhur një përmbysje e rëndësishme elektorale, teksa Partia Socialiste e Shqipërisë ka kaluar në kryesim pas numërimit të 86 qendrave të votimit nga gjithsej 245. Sipas rezultateve të deritanishme, PS ka marrë 9.746 vota ose 45.05% të totalit, duke lënë pas Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka grumbulluar 9.411 vota ose 43.50%.-
Kjo përmbysje vjen pas një nate ku PD-ASHM udhëhoqi rezultatin paraprak, duke e bërë garën në këtë qark të mbetet e hapur dhe me zhvillime të papritura.

Në vend të tretë pozicionohet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) me 1.099 vota (5.08%), ndërsa subjektet e tjera politike kanë marrë përqindje më të vogla të mbështetjes.

Më poshtë paraqiten rezultatet e deritanishme për subjektet pjesëmarrëse:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 9.746 vota (45.05%)

Koalicioni PD – ASHM – 9.411 vota (43.50%)

NISMA – SHB – 1.099 vota (5.08%)

Partia Socialdemokrate (PSD) – 643 vota (2.97%)

Partia Mundësia – 246 vota (1.14%)

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 317 vota (1.47%)

Lëvizja Bashkë (BASHKE) – 96 vota (0.44%)

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 19 vota (0.09%)

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 17 vota (0.08%)

Lëvizja Atdheu (LA) – 38 vota (0.18%)

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 4 vota (0.02%)./e.s

Të fundit

“Elbasani, kryeqendra e kulturës në Shqipëri”

Flet drejtori i Qendres se Artit Elbasan, Kliton Kapaj Pergatiti ARTUR AJAZI Qendra e Artit në Elbasanm me mbështetjen ë madhe...

“Blloku” që s’vdes kurrë

Nga Leonard Veizi Qeveria na paska miratuar një buxhet prej rreth 2.5 milionë dollarësh që Blloku të bëhet sërish Bllok — me stil, me drita,...

Deklarata e fuqishme: Bandat lindën në 1997 dhe fajtori është Berisha

Shqipëria po vuan prej dekadash problematikën e bandave të rrezikshme kriminale, që kanë ‘mbjellë e korrur’ mijëra viktima në rrethana lufte mes tyre, trafiqesh,...

Çfarë i tha? Putin zhvillon bisedën e parë telefonike me Papa Leon XIV

Kremlini ka konfirmuar se Presidenti Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me Papa Leon XIV, e cila është edhe biseda e parë mes...

VIDEO: Deputetja shokon kolegët, nxjerr foton nudo në mes të Parlamentit

Një deputete e Zelandës së Re ka habitur kolegët duke treguar një portret nudo të saj në parlament. Laura McClure bëri bujë në media, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV