VIDEO/ Federata del blof! Publikohet biseda e bujshme mes gjyqtarëve në Barcelona-Real

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona fitoi dje përballë Real Madrid me rezultatin 4-3. “El Clasico” u mbyll me shumë polemika për gjykimin, ndërsa katalanasit me 7 pikë më shumë në 3 javë mund të thuhet se janë të sigurt drejt titullit kampion.

Një rast ku VAR u bë protagonist, ishte anulimi i golit të pestë të Barcelonës në fund. Fermin Lopez gjeti rrjetën, por më parë topi ishte prekur me dorë.

Dhe në këtë rast, goli u anulua. Biseda nga dhoma e VAR dhe me gjyqtarin kryesor, u bë virale pas publikimit nga vetë federata.

“Falë zotit”, këto dy fjalë nga një zë i panjohur kanë ngritur dyshime te të gjithë. Kryesori Hernandez Hernadez po fliste me Martinez Munues nga dhoma e VAR.

Pjesë nga biseda:Martinez Munues: “Më dëgjo, Aleks, kemi vënë re një prekje me dorë të topit, ok? Të lutëm hajde shikoje”.

Zë i panjohur: “Falë zoti. Po, po, sigurisht”.

Hernandez Herandez: “Ok, perfekt. Le të vazhdojmë. E prek dorën e tij, po. Topi do të shkonte jashtë. Tani më jep një kënd më të gjërë që të shoh gjithë aksionin dhe si përfundon. Ok, perfekt. Dora është qartësisht e ngritur. Do ta anuloj si gol”.

Biseda e publikuar nga Federata: (VIDEO)

Të fundit

Si agjentët e Mossad-it në Iran përgatitën terrenin për sulmet ajrore të Izraelit

Operacioni ushtarak izraelit “Ngritja e Luanit”, më i madhi i nisur ndonjëherë nga Izrali kundër Iranit, filloi në orët...

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin Tsikhanouski

Bjellorusia ka liruar 14 të burgosur, përfshirë Syarhey Tsikhanouskin, i cili u arrestua në maj të vitit 2020 gjatë përpjekjes për të kandiduar për...

Kokainë dhe para cash, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar në Crespina Lorenzana. Sipas raportimeve, 31-vjeçari shqiptar është kapur nga policia italiane gjatë një kontrolli të rastësishëm. Sjellja...

Prapaskena e merkatos, Barcelona planifikon goditjen e madhe në 2026

Barcelona po punon jo vetëm për merkaton e kësaj vere, por edhe për atë të vitit të ardhshëm. Mediat angleze raportojnë se klubi katalanas...

Gjykata e Kosovës zbulon vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç

Gjykata Themelore e ka bërë përgjegjës Milan Radoiçiçin për vrasjen e ish-politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviçit, ndërsa katër të akuzuar janë dënuar me...

Lajme të tjera

Web TV