Damian Gjiknuri futet në Kuvend, mbetet jashtë nga socialistët Ina Majko!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit i japin Partisë Socialiste një epërsi të dukshme në qarkun e Vlorës, me 8 mandate të fituara, ndërsa Partia Demokratike ka siguruar 4 mandate, të cilat i përkasin listës së mbyllur.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani nga lista e hapur e PS-së janë në avantazh për t’u ulur në Kuvend, katër kanidatë të cilët janë: Vasil Llajo, Ardit Bido, Damian Gjiknuri dhe Vullnet Sinaj. Ndërkohë, jashtë mbetet kandidatja rome Ina Majko, për të cilën më herët kryeministri Rama premtoi se nëse nuk do të arrinte të dilte deputete atëhere ka rezervuar një postim ministror në kabinetin e tij qeveritar.

Në anën tjetër, Partia Demokratike nuk ka arritur të sigurojë asnjë vend në Kuvend për kandidatët që në zgjedhjet e 11 Majit  në qarkun e Vlorës garuan në listë të hapur. Një nga kandidatët të cilët u la jashtë është dhe Petraq Gjikuria, kandidati i të djathtëve në zgjedhjet e vitit të kaluar për Bashkinë e Himarës.

*Vlen të theksohet se ky rezultat për kanidatët është deri më tani kur janë numëruar 113 kuti nga 449 në total./e.s

Damian Gjiknuri futet në Kuvend, mbetet jashtë nga socialistët

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV