Dy njerëzit e rëndësishëm në këto zgjedhje, që i dhanë fitoren e thellë PS-së!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, nuk e konsideroi shumë surprizues rezultatin e PS, përveç Fierit dhe Elbasanit, duke deklaruar se dy njerëzit e rëndësishëm të këtyre zgjedhjeve janë Belinda Balluku dhe Arbjan Mazniku, të cilët kanë marrë respektivisht një fitore shumë të thellë në Fier dhe Elbasan për PS-në.

“Dy zona janë të rëndësishme dhe dy njerëz janë të rëndësishëm. Belinda Balluku dhe Arbër Mazniku.

Mazniku është projektuesi i infrastrukturës së votës, ndërsa Balluku është ajo që kur e merr zonën, i jep dimension tjetër. Këto zona janë befasi, të tjerat janë brenda standardit të sondazheve.

Për ata që kanë qenë të kujdesshëm të lexojnë sondazhet, askush nuk ka pritur që PS të bjerë nën 77 apo 76. Kjo që ka dalë është pasojë e fragmentimit të PD.

Ky fragmentim e ka gërrmuar PD-në në secilën zonë. Nuk ka qark që PD nuk është gërrmuar. Në Fier ka mundësi të marrë një mandat për 0.7% Lapaj. Në Tiranë mund të bjerë nga 13 në 12. Në Tiranë me 0.6 mund të hyjë Basha por shumë vështirë.

Pastaj Mundësia po hyri ia merr menjëherë një mandat PD-së. Mandatin e dytë për 0.1% mendoj se e merr padyshim”, deklaroi Haxhiu./e.t

Të fundit

Berisha njoftoi protestë/ Reagon Rama: O Mbret, ne stërnipërit e tu do të jemi krenarë…

Shqipëria është gati të presë më 16 maj Samitin e Komunitetit Politik Europian, ku do të mbledhë në zemër...

A do e japë dorëheqjen Berisha pasi fundosi opozitën?

Pasi doli me një humbje të thellë nga zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha u pyet nga gazetarët se kush do ta udhëheqë betejën për ‘votën...

Berisha i hutuar pas humbjes së thellë/ Bëhet lëmsh me datat (VIDEO)

Pas një humbjeje të thellë në zgjedhjet e 11 majit, kreu i PD, Sali Berisha, doli në një konferencë për shtyp ku bëri një...

Samiti i BE në Tiranë më 16 maj/ Policia publikon masat, rrugët që do bllokohen

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Drejtues i Parë Rebani Jaupi, në një konferencë për shtyp, foli në lidhje me masat e...

Berisha: Kurrë më parë bandat nuk kanë pasur më shumë përfaqësues në Parlamentin shqiptar

Sali Berisha doli të martën në një konferencë për mediat duke akuzuar Partinë Socialiste se ka fituar zgjedhjet e 11 majit, falë krimit. “Bandat kriminale...

Lajme të tjera

Web TV