Ka kaluar 2 ditë nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, ndërsa numërimi është drejt fundit ku PS ka fituar fuqishëm duke siguruar deri tani 83 mandate.
Kryesocialisti Rama, edhe pse dje publikoi një fotografi ku shihej duke përgatitur fjalimin, ai ende nuk ka shpallur fitore.
Top Channel raporton se parashikohet të Mërkurën prononcimi i parë nga kryesocialisti Rama për këtë fitore, por se nuk do të ketë një miting madhështor, por vvetëm një mesazh falënderues.
Kujtojmë se në 20211, pas fitores Rama mblodhi të vetët dhe mbajti një fjalim historik në Sheshin Skënderbej.
Nuk dihet ende nëse Rama do të dalë përpara medias nga selia e PS për të lexuar fjalën falënderuese apo do të jetë një mesazh video i regjistruar. m.p.