Flamur Noka i “hakërrehet” popullit pas humbjes/ S’mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje.

Në një prononcim për Top Channel, Noka theksoi se opozita bën një pjesë të detyrës së saj për të mbrojtur demokracinë por nuk mundet e vetme ta mbrojë atë.

“Ne këto zgjedhje nuk mund t’i njohim. Kur të arrish në këtë konkluzion duhet të sqarosh qytetarët se që në 2017 deri tani Rama dhe narkoregjimi i tij kanë ardhur vetëm duke u instaluar më fuqishëm, duke forcuar financiarisht makinerinë e tij elektorale. A ka pasur në Shqipëri votë të lirë?

Kurrë nuk dorëzohemi ne. Opozita bën një pjesë të detyrës së saj për të mbrojtur demokracinë por nuk mundet e vetme ta mbrojë atë.

Vota në kuti nuk është prekur, dhe shpreh mirënjohje për komisionarët dhe numëruesit që po numërojnë çdo votë të demokratëve.

Që unë të bëj një ushtri patronazhistë dhe të ndjek çdo qytetar… ku është SPAK, në diasporë u është kërkuar që t’ua çojnë me foto”, tha Noka./e.t

Të fundit

Përfundon numërimi i votave brenda vendit, nis përllogaritja e votave nga jashtë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për votimin brenda territorit...

Parashikimi i motit për sot, 14 maj 2025

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në të gjithë territorin, ku më të theksuara...

Shqipëria, “Zjerm” në Eurovision! Kualifikohet për natën finale

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese të natës së parë gjysmëfinale. Ky...

Rama falenderon homologun spanjoll: Mirënjohës për mbështetjen

Kryeministri Edi Rama falenderoi homologun e tij spanjoll, i cili e uroi për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. “Falemnderit me gjithë zemër, vëllai im....

Lajme të tjera

Web TV