Gonxhja për rezultatin e opozitës në zgjedhje: Më dhimbset PD, janë krejtësisht ‘out’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel, komentoi zgjedhjet e 11 majit dhe rezultatin e opozitës.

Gonxhja, i cili ka siguruar mandatin e deputetit, u shpreh iu dhimbs PD e drejtuar në këtë formë, ndërsa shtoi se ‘janë krejtësisht out’.

“Ai nuk ka nevojë ta thotë pasi është e parathënë (referuar Berishës për njohjen e zgjedhjeve). Mishëron në tërë qëndrimin e tyre sesi veprojnë politikisht, nuk njohin asnjë rezultat. Për ata qëllimi justifikon mjetet. Mua më dhimbset PD e drejtuar në këtë formë, në anën ekonomike. Janë krejtësisht out, nuk janë në terren, nuk merren vesh me njëri-tjetrin”, tha ai.

Më tej ai komentoi votimin e së dielës, ku mori vëmendje për menyrën se si u paraqit. Gonxhja ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe qeni i tyre.

“Mua më pëlqen të shkëlqej te puna. Kemi dhe Lokin që është maçoku ynë, por e lamë vetëm pasi nuk e merrnim dot”, tha ai. m.p.

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV