Në qarqet e vendit vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit. Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, deri më tani, janë numëruar 5044 qendra votimi, nga 5225.
PS ka marrë në rang vendi 792, 410 vota ose 52.14 % për qind kundrejt 479, 066 votave të PD-ASHM, 34.25 për qind.
PSD ka marrë 46. 808 vota, ose 3. 53 për qind, Nisma Shqipëria Bëhet 51, 627 vota, ose 3.69 për qind dhe Partia Mundësia 41,957 vota ose 3.00 për qind.
Ky rezultat është deri në orën 15:10.
Partia Socialiste deri tani dominon në 9 qarqe të vendit, me përjashtim të Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës.
Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste ka shkuar në 82 mandate, Partia Demokratike 52 mandate, PSD 3 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe Mundësia 1 mandat. /E.T