Pas ribashkimit me Keisin, Stresi flet për martesën dhe fëmijët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stresi, ndryshe nga çdo imazh që publiku mund të ketë pasur për të më parë, është në një kapitull të ri të jetës së tij. Nuk është më thjesht “çuni i keq” apo “i prapë”, siç vetë e përshkroi dikur. Në një intervistë të fundit, reperi tregoi një anë tjetër të vetes më të ndjeshme.

“Çunat e këqij dashurojnë me zemër,” u tha gjatë bisedës, dhe Stresi u pa të buzëqeshte me dakordësi:
“Ata gjithashtu besojnë te rikthimet.”

Kur pyetjet shkuan te marrëdhënia me Kejsin, ai nuk bëri asnjë përpjekje për të shmangur temën. Përkundrazi. Me një siguri të pazakontë, deklaroi:
“[Martesa] Do të ndodhë aq shpejt sa s’jua merr mendja ndoshta.”

Jo vetëm kaq, por në mes të intervistës, ai e telefonoi Kejsin “live”, e përshëndeti, dhe i këndoi disa vargje nga një këngë të re që pritet të dalë:
“Unë prapë bie në dashuri me ty çdo ditë.”
Dhe për të gjithë ata që janë kureshtarë: emrin e saj e ka ruajtur në telefon si “e bukura ime”.

I pyetur për gjestin më romantik që ka bërë ndonjëherë, Stresi la pa fjalë të gjithë:
“Kisha probleme me vizën. M’u desh të ndërroja identitetin. Bëra një pasaportë false franceze, kartë identiteti, patentë dhe telefon. Nga të gjitha anët isha francez. U nisa për në Kanada. Doja të udhëtoja, me se s’bën, ashtu ishte rasti.”

Me pak fjalë, për dashuri, Stresi nuk njeh as kufij ligjorë, as ndalesa gjeografike.

Në lidhje me marrëdhënien aktuale me Kejsin, ai u shpreh:
“Jemi shumë shokë të mirë. Po shkojmë shumë mirë bashkë. Kemi komunikime. I kërkova ndihmë gjatë xhirimeve të klipit për albumin tim, që ajo të vinte në Shqipëri.”

Lexo edhe :  Keisi dhe Stresi konfirmojnë ribashkimin: Dashuria jonë është pa kushte

Por nuk munguan edhe momentet e tensionit. Ai rrëfeu një episod gjatë xhirimeve që zbuloi një tjetër dimension të ndjenjave të tij:
“Gjatë xhirimeve kemi pasur një incident. Nuk isha mësuar të përballesha me staf teksa isha me të. Normale ajo është një vajzë që ndjek modën, vishet bukur. Kishim një djalë me aparat, të cilit i kërkoj falje, por unë u bëra shumë xheloz në atë moment, sepse ai afrohej. Lashë xhirimet një moment, por nuk ia bëra me dije atij djalit. Por pastaj reflektova. Thashë ‘është thjesht klip’.”

Fëmijët? “Kur të filloj… do e filloj me breshëri!”/E.Ç

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV