Procesi i numërimit drejt fundit/241 mijë vota diferenca PS-PD-! Kush është forcë e tretë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë numëruar 4929 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi vijon ende në 12 qarqet, ku janë numëruar deri më tani 95% e kutive të votimit.

Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike fituese me një shumicë të qartë, duke grumbulluar 706,246 vota, ose 52.2%, duke u renditur e para në shkallë kombëtare.

Koalicioni PD-ASHM vjen i dyti me 464,619 vota, ose 34.3%, ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet arrin të sigurojë vendin e tretë me 49,058 vota.

Më pas vjen PSD me 45,974 vota dhe partia Mundësia me 39,865 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 18,966 vota.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 706,246 vota – 52.2%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 464,619 vota – 34.3%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 49,058 vota – 3.6%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 45,974 vota – 3.4%

Partia Mundësia – 39,865 vota – 2.9%

Lëvizja Bashkë – 19,091 vota – 1.4%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 17,904 vota – 1.3%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 5,239 vota – 0.4%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 2,708 vota – 0.2%

Lëvizja Atdheu (LA) – 1,966 vota – 0.1%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 945 vota – 0.1%

Të fundit

Vota preferenciale! PS rekord në Fier, Zegjine Çaushi ndër fituesit e listës së hapur

Vijon numërimi i votave preferenciale në Patos dhe Fier, ndërsa ka përfunduar në bashkinë Roskovec ku kryeson Ilirjan Musko....

Pa mandat deputeti dhe në burg, Ilir Meta më keq se kurrë!

Për Ilir Metën, politikan aktiv që prej vitit 1992 kur u fut vetëm 23 vjeç në Kuvend e Shqipërisë, kjo e 11 majit do...

Vota e diasporës/ Zbardhet vendimi i KAS: Të numërohen zarfet nga Greqia

Është zbardhur vendimi i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) që rrëzoi kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi për ‘bllokimin’ e numërimit të votave të...

Si e ndihmon gjumi i thellë trurin të mbajë larg sëmundjet

Gjumi është një nga proceset më natyrale dhe të nevojshme për çdo njeri. Pas një gjumi të thellë duket sikur të gjitha mendimet negative...

Revolucion Salikullist

Edison Ypi Mirë i ka vajtur mendja Sali Kullës. Pavarsisht se po hani si derra, po pini si kafshë, po visheni e po mbatheni si...

Lajme të tjera

Web TV