Shqipëria me agroindustrinë më të pazhvilluar në Rajon, Kosova dhe Serbia ‘udhëheqin’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është konkurruese me Rajonin për prodhimin e hershëm bujqësor, por nga ana tjetër, renditet e fundit sa i përket zhvillimit të agroindustrisë, një sektor që e shumëfishon vlerën e produkteve bujqësore.

Një analizë krahasuese e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal e publikuar kohët e fundit tregoi se kapaciteti i prodhimit të agroindustrisë për banor në Shqipëri ishte 76 USD për frymë në vitin 2022, me një diferencë të madhe me secilën nga 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Kosova dhe Serbia udhëheqin Rajonin për zhvillimin e fortë të agroindustrisë. Këto dy vende gjenerojnë mbi 70% më shumë vlerë për banor se mesatarja e Rajonit dhe kanë zhvilluar baza të qëndrueshme të përpunimit të ushqimeve.

Në Kosovë prodhimi agroushqimor për frymë ishte 387 USD në vitin 2022, niveli më i lartë në Rajon, në Serbi ishte 278 dollarë  për frymë, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 177 dollarë për frymë, Bosnja me 158 USD, Mali i Zi me 129 USD dhe Shqipëria vetëm me 76 USD.

Si rrjedhojë e këtyre zhvillimeve, Shqipëria ka peshën më të ulët të eksporteve agroushqimore. Serbia është e vetmja ekonomi që kryeson Rajonin në këtë fushë si në prodhim dhe eksporte, duke rritur ndjeshëm pozicionin e saj në tregjet globale agro-ushqimore, në anën tjetër Shqipëria ka pjesën më të ulët të eksportit në botë. Vendi ynë gjithashtu bazohet në një gamë të ngushtë produktesh në eksport.

Në vitin 2023, Shqipëria kishte deficit tregtar në artikujt e agro-ushqimit në -1% të PBB-së me përmirësim nga viti 2010 kur deficiti ishte -4%. Analiza e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal sugjeron rritje të diversifikimit të produkteve dhe tregjeve për Shqipërinë. Gjithashtu një sistem rajonal gjurmueshmërie për sigurinë ushqimore rrit besimin e blerësve europianë.

Lexo edhe :  Papa Leo XIV kthehet në pallatin ku jetonte, përshëndet njerëzit dhe bën fotografi me ta

Investimet në teknologji dhe ekonomia qarkulluese mund të nxisin prodhimin bio, kërkesa e të cilit është në rritje. Zgjerimi i agro-turizmit me produkte nga ferma te tryeza është një mënyrë efikase  për të rritur vlerën e prodhimeve lokale sidomos në Shqipëri.

Sektori i agro-industrisë në vendin tonë po zhvillohej me hapa të shpejte në 6 vitet e fundit, por rënia e euros ka dëmtuar rëndë fabrikat, të cilat janë detyruar të reduktojnë aktivitetin e nga humbet që krijoi kursi i këmbimit./ Monitor

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV