E dhunoi dhe tentoi ta mbyste me duar, shqiptari mbështjell bashkëshorten me tapet…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai e dhunoi gruan e tij, i vuri duart rreth qafës, e hodhi përtokë dhe e goditi përsëri me shqelma e grushte.

Gruaja humbi ndjenjat dhe ai, duke besuar se kishte vdekur, e mbështolli me qilim dhe e tërhoqi zvarrë në ballkonin e shtëpisë. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e çiftit në Megliadino San Fidenzio (Padova). Kur mbërriti djali 22-vjeçar i çiftit, i ati i tha se gruaja kishte vdekur dhe se edhe donte të hidhej nga tarraca për t’i dhënë fund jetës së tij.

Ndërkohë, fqinjët kishin telefonuar ambulancën dhe policinë.

Por, gruaja kishte mbijetuar dhe u dërgua në spital në Schiavonia, ndërsa i shoqi, një 55-vjeçar shqiptar, u arrestua me akuzën e tentativës së vrasjes.

Dhuna e ushtruar për vite me radhë

Gruaja raportohet se ishte dhunuar dhe kërcënuar për vite me radhë nga bashkëshorti i saj.

Ditën e sulmit të fundit në shtëpinë e çiftit, pasi ambulanca kishte shkuar në banesë dhe kishte zbuluar se ajo ishte gjallë, shqiptari ishte përpjekur ta sulmonte përsëri, duke bërtitur se ajo ia kishte shkatërruar jetën dhe ishte policia që e ndaloi. Hetuesit zbuluan se gruaja ishte dhunuar dhe kërcënuar nga bashkëshorti i saj për shumë vitesh.

Gushtin e kaluar, ajo përfundoi në spital me disa lëndime dhe hetuesit zbuluan se burri e poshtëronte vazhdimisht, duke përdorur dhunë dhe kërcënime.

Sulmi i fundit dyshohet se ndodhi për shkak të refuzimit të saj për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

Trajtohej nga burri i saj si pronë

Burri e kishte detyruar gruan e tij të ndërpriste të gjitha marrëdhëniet shoqërore: asaj i ndalohej të takonte miq dhe të njohur.

Ndërsa fqinjët thonë se nga shtëpia e çiftit dëgjonin shpesh të bërtitura dhe grindje.

Ata që e njohin thonë se burri e trajtonte gruan si “pronën e tij” dhe se ia mori të gjithë pavarësinë financiare duke menaxhuar të gjitha të ardhurat e familjes.

Lexo edhe :  Ndërsa protestat kundër turizmit rriten në Evropë, kemi nevojë për një rishikim

Ai gjithashtu e kishte penguar bashkëshorten të blinte një pjesë të sallonit të bukurisë ku ajo punonte.

Dhunë në sy të të birit

Sipas dëshmisë së djalit për policinë, dhuna e ushtruar ndaj nënës ndodhte para syve të tij.

42-vjeçarja raportohet se ka pasur mavijosje dhe hematoma në të gjithë trupin, me lëndime veçanërisht të rënda në qafë, ku burri e kapi me dhunë dhe u përpoq ta mbyste./e.s

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV