Për juristen Brisida Gjikondi, Sali Berisha nuk e ka aspiruar të fitojë zgjedhjet e 11 majit.
Në studion e Real Story, Gjikondi tha se plani i tij është të jetë i negociueshëm, të jetë në tavolina, të ketë thjesht një imunitet politik.
“Berisha në asnjë moment nuk ka aspiruar të fitojë zgjedhjet. Zero! Edhe daljet e tij, edhe gjuha e trupit, zëri, ai nuk është aspak I prekur, I nxehur emocional. Plani i tij është të jetë i negociueshëm, të jetë në tavolina.
Nuk i bëhet vonë të jetë konstruktiv për Shqipërinë, kërkon vetëm një imunitet politik. Për ndryshimet kushtetuese duhen 94 vota. Nuk i bëhet vonë as për Shqipërinë, as për fatet e Shqipërisë, kërkon vetë të jetë prezent të ketë 50 kamikazë që prap të hedhin molotov.
Huqi del me shpirtin, po të kishte dy pare mend, ai nuk bënte atë që ka të bëjë protestë të premten. Pa dalë rezultati ai do bëjë protestë kundër zgjedhjeve. Ne nuk duhet të ambjentohemi me një përbindësh të tillë. Është faji i tij që Rama po bëhet Pasha, kur nuk ka shpresë e kush të përfaqësojë”, tha ajo.
Gjikondi u shpreh se kreu i PD Sali Berisha, ditën që shpallen zgjedhjet në Shqipëri nga KQZ, automatikisht nuk është kryetar partie.
Gjikondi e shpjegoi këtë fakt lidhur me statutin e Partisë Demokratike, që siç nënvizoi ajo është ndryshuar nga vetë Berisha.
“Statusi i ndryshuar nga vetë Berisha, është shumë qartë dhe thotë “në rast se pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin. Nuk thotë që partia duhet t’i pranojë apo jo.
Pra mjafton që shpallen nga KQZ, partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati i kryetari përfundon me njëherë për shkak të statutit, kryetarit nuk i lejohet kandidimi.
Pra nuk është me fare në dorë të Berishës, e jep apo jo dorëheqjen. Ditën që shpallen zgjedhjet në Shqipëri nga KQZ, automatikisht nuk është kryetar partie”, tha ajo./e.t