Lista e zezë, kush janë 8 lojtarët që mund të largohen nga Barcelona këtë verë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona pritet të përjetojë një revolucion të vërtetë në merkaton e verës.

Klubi katalanas ka marrë vendimin për t’u ndarë me 8 futbollistë në fund të sezonit, përfshirë edhe disa emra të rëndësishëm si Ronald Araujo dhe Gavi.

Drejtuesit e klubit, nën drejtimin e drejtorit sportiv Deco, kanë nisur planet për sezonin e ardhshëm, ndonëse ky aktual ende nuk ka përfunduar. Barcelona ka fituar një trofe dhe është ende në garë për titullin kampion, por eliminimi nga Champions League ka lënë një shije të hidhur.

Për këtë arsye, në klub janë të bindur për të nisur ndryshimet. Lista e largimeve përfshin emra surprizë si Araujo, Gavi, por edhe Fermín López.

Po ashtu, nuk janë në planet e ardhshme të skuadrës lojtarët Iñaki Peña, Héctor Fort, Pablo Torre, Pau Víctor dhe Ansu Fati, i cili ka pasur shumë pak minuta këtë sezon.

Ndërkohë, interes i madh ka ardhur për dyshen Raphinha – De Jong. Për brazilianin, ofertat vijnë nga Arabia Saudite, ndërsa për mesfushorin holandez është rikthyer interesimi i Manchester United.

Megjithatë, presidenca nuk ka ndërmend të lejojë largimin e tyre. Në rast se portieri Szczęsny largohet, Barcelona do të kërkojë një zëvendësues të denjë.

Drejtori Deco ka deklaruar se në çdo repart do të ketë përforcime me lojtarë të rinj, në përpjekje për të ndërtuar një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm. m.p.

Të fundit

Anija “hije” e Rusisë në Gjirin e Finlandës, NATO dhe Rusia ngrenë avionët luftarakë

Momenti dramatik kur avionët e NATO-s ata luftarakë rusë u përplasën mbi Detin Baltik, pas një përballjeje të tensionuar...

Analiza e votave: A u bindën shqiptarët nga partitë e reja? Mesazhi final është… jo!

Jemi në prag të mesnatës (15 maj) dhe procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 11 majit thuajse ka mbaruar. Kanë mbetur kryesisht...

“Rama e di të vërtetën për BE, por nuk e thotë”. Analisti: Europianët janë hipokritë

Gazetari Arjon Sulo, i ftuar në një intervistë në Euronews Albania, ka shprehur skepticizëm të thellë mbi qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj anëtarësimit të...

“Më kanë grabitur votat brenda partisë sime!” Kandidati i PD-së denoncon… PD-në

Kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ka bërë një denoncim të fortë duke akuzuar dhe persona...

“Sa simbol i bukur!” Von der Leyen mbërrin në Tiranë për takimin e KE

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Përmes një postimi në...

Lajme të tjera

Web TV