“Pa u tharë floku i viktimave të Gërdecit, Berisha firmosi marrëveshjen rrënuese!”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit dhe humbjen e thellë të opozitës së drejtuar nga Sali Berisha.

Gjatë bisedës, Sula u ndal me tone kritike te një nga momentet më të debatueshme të qeverisjes së Berishës, tragjedia e Gërdecit, duke theksuar se pikërisht pas këtij akti nisi rënia morale e Partisë Demokratike.

“Në vitin 2008 në 21 Prill, përsëri kam votuar për shkak të moralitetit tim politik, që pa u tharë floku i 26 viktimave në Gërdec, Berisha firmosi marrëveshjen rrënuese për Shqipërinë,” – tha Sula.

Ai rikujtoi se në vitin 2005 PD fitoi zgjedhjet si rezultat i një bashkimi të gjerë dhe se Berisha në atë kohë kishte një kartë të fortë morale përballë mazhorancës së Fatos Nanos.

“Ne nga sistemi mazhoritar fituam në vitin 2005 sepse u bashkua gjithë Partia Demokratike, u bashkuan të gjithë demokratët. Berisha kaloi përtej vetes së vetë, afroi gjithë kundërshtarët e vetë që ishin përplasur, dërrmuar, copëzuar dhe bashkoi gjithë copëzat e opozitës dhe bëri gjithë atë fitore në vitin 2005. Në vitin 2005 Sali Berisha kishte të drejtën e zotit se vinte nga një luftë civile nga 97, nga zgjedhje të dhunuara. Edhe pastaj në 2001, fenomeni i Dushkut që u vodhën zgjedhjet. Kishte një kartë shumë të fortë morale që në 2005 të sfidonte Fatos Nanon me kartën e moralitetit të anti-korrupsionit dhe ajo bëri të mundur të fitonim në vitin 2005. Në vitin 2008 në 21 Prill, përsëri kam votuar për shkak të moralitetit tim politik, që pa u tharë floku i 26 viktimave në Gërdec, Berisha firmosi marrëveshjen rrënuese për Shqipërinë, shkak i humbjes sot. ” -u shpreh deputeti demokrat./e.t

Të fundit

Anija “hije” e Rusisë në Gjirin e Finlandës, NATO dhe Rusia ngrenë avionët luftarakë

Momenti dramatik kur avionët e NATO-s ata luftarakë rusë u përplasën mbi Detin Baltik, pas një përballjeje të tensionuar...

Analiza e votave: A u bindën shqiptarët nga partitë e reja? Mesazhi final është… jo!

Jemi në prag të mesnatës (15 maj) dhe procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 11 majit thuajse ka mbaruar. Kanë mbetur kryesisht...

“Rama e di të vërtetën për BE, por nuk e thotë”. Analisti: Europianët janë hipokritë

Gazetari Arjon Sulo, i ftuar në një intervistë në Euronews Albania, ka shprehur skepticizëm të thellë mbi qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj anëtarësimit të...

“Më kanë grabitur votat brenda partisë sime!” Kandidati i PD-së denoncon… PD-në

Kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ka bërë një denoncim të fortë duke akuzuar dhe persona...

“Sa simbol i bukur!” Von der Leyen mbërrin në Tiranë për takimin e KE

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Përmes një postimi në...

Lajme të tjera

Web TV