Rudina Hajdari: Jua them unë se çfarë duhet të bëjë PD tani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rudina Hajdari, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit” me Bruna Çifligun, në A2 CNN, deklaroi se Sali Berisha “duhet ta kishte mbyllur karrierën e tij politike”.

“Unë mendoj që Sali Berisha duhet ta kishte mbyllur karrierën e tij politike, pasi i ktheu dinjitetin partisë me vulën. Në mbledhjen e fundit të Këshillit ku kam qenë e pranishme, kam thënë që PD-së i duhet një ekip i fortë, një kontrast i madh mes PS dhe PD, që solli një elitë të re politike”, tha Hajdari.

“Zgjedhjet mbaruan dhe nëse ne si PD nuk arrijmë dot të reflektojmë për të kuptuar fajin, për të ndryshuar rrjedhën e partisë, atëherë PD-ja do të ketë vetëm tkurrje të mbështetjes që ka. Pretendimet e zotit Berisha për zgjedhjet deri diku janë të drejta, por është shumë e rëndësishme se kush i thotë. Mendoj që minimumi, kryetari i PD-së duhet të mbajë përgjegjësi. Unë e di që gabimi mund të gjendet jashtë PD-së, por mendoj që partia është e vetëdijshme për problemet dhe nuk duhet përsëritur e njëjta kasetë: të gjejmë një alibi dhe për t’i drejtuar gishtin dikujt tjetër”, shtoi Rudina Hajdari. m.p.

Të fundit

Italia i jep “lamtumirën” Spallettit, Azzurrit marrin pikët e para në kualifikueset

Këtë të hënë u zhvilluan disa nga ndeshjet kualifikuese të Botërorit. Italia mori 3 pikët e para në grup,...

METODA: Si autoritetet italiane mund të zbardhin vrasjen mafioze të 45 viteve më parë

Hetuesit e Prokurorisë së Palermos, në Itali, kanë zgjedhur teknologjitë e reja për të nxjerrë ADN-në nga një gjurmë e gjetur 45 vjet më...

Barcelona godet në merkato, Lewandowski i dytë kushton… zero euro!

Edhe pse Robert Lewandowski mbetet ende një "makineri" golash pavarësisht moshës së tij, te Barcelona po punojnë në fshehtësi dhe me zgjuarsi për të...

2 km nga kufiri me Serbinë, Kurti inaguron stacionin e ri policor në Zveçan

Vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë, sot është përuruar objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit. Në...

Kujt i leverdis rinumërimi në Tiranë dhe Fier? Edhe Ramës, edhe Berishës

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Shqipëria po hyn sërish në një fazë tensioni elektoral, këtë herë jo përmes kutive të votimit, por përmes rinumërimit...

Lajme të tjera

Web TV