Nga Erasmus+ tek tregu i përbashkët, përfitimet reale që Shqipëria pret nga Samiti i BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Samiti i nivelit të lartë i Bashkimit Europian që po mbahet të premten në Tiranë pritet të sjellë disa zhvillime konkrete.

Ndryshe nga samitet simbolike të viteve të mëparshme, pritshmëritë nga pala shqiptare nga takimi i nesërm janë për rezultate të prekshme si instrumente, fonde dhe akses real në tregjet dhe politikat e BE-së.

Nga tre tryeza bisedimesh, dy janë për agjendën ekonomike të reformave dhe politikat për rininë.

Prej vitesh, Shqipëria përballet me një valë të madhe emigracioni te të rinjve, nga më të lartat në rang global në krahasim me popullsinë dhe gjithashtu renditemi si vendi me nivelin më të lartë të varfërisë sipas të dhënave të Eurostat.

Në këtë kontekst, emigrimi i kontrolluar i të rinjve i mbështetur nga programe të BE-së si Erasmus + po konsiderohet si një rrugë e mesme për të ofruar mundësi pa nxitur largimin e përhershëm.

Nga samiti i sotshëm Shqipëria pret të përfitojë më shumë mbështetje financiare dhe teknike për të zgjeruar pjesëmarrjen në këto programe dhe për të përfshirë jo vetëm studentët, por edhe të rinjtë në formim profesional, mësohet nga dokumentet zyrtare të BE-se në lidhje me samitin.

Krahas Erasmus+, pritet të diskutohet edhe një zgjerim i skemave të praktikave profesionale në vendet e BE-së dhe njohja më e gjerë e diplomave shqiptare.

Shqipëria kërkon që të jetë pjesë aktive e iniciativës për “Një Hapësirë Europiane të Arsimit”, që do t’i lejonte studentët shqiptarë të lëvizin më lirshëm për studime e punë brenda BE-së.

Në tryezën e çështjeve ekonomike pritshmëritë Shqipërisë janë për mbështetje konkrete për reformat strukturore që po ndërmerr vendi në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu vendi pret nga liderët e BE që të përshpejtojnë përfshirjen e Shqipërisë në tregun e përbashkët europian.

Në muajt e fundit, Shqipëria ka përgatitur një listë me reforma që përfshijnë përmirësimin e klimës së biznesit, digjitalizimin e administratës publike, forcimin e sistemit tatimor dhe uljen e informalitetit, por gjithashtu vendi ynë mbetet pas më një seri ligjesh dhe reformash që duhen miratuar dhe zbatuar për te alokuar fondet.

Lexo edhe :  Ndërsa protestat kundër turizmit rriten në Evropë, kemi nevojë për një rishikim

Nga samiti i sotshëm pritet jo vetëm vlerësimi i progresit të deritanishëm, por edhe një mbështetje e drejtpërdrejtë buxhetore për realizimin e këtyre reformave.

Brukseli ka vendosur një fond prej 6 miliardë eurosh për rajonin, me kushtin që vendet përfituese të angazhohen seriozisht në transformime konkrete.

Shqipëria, në këtë kuadër, synon të sigurojë një pjesë të rëndësishme të financimit prej më shumë se 950 milionë eurosh për sektorët e energjisë, infrastrukturës dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Nga ana tjetër, mundësitë e Shqipërisë për të maksimizuar përfitimet e procesit të anëtarësimit zbehen nga mungesa e kapaciteteve administrative për të përthithur fondet e BE-së. Projekte të rëndësishme mbeten shpesh në letër për shkak të paaftësisë për të menaxhuar ciklin e plotë të aplikimit, zbatimit dhe monitorimit.

Shuma e kredive të nënshkruara nga partnerët e huaj dhe BE arriti në mbi 2 miliardë euro në mars 2025, një rekord historik.

Edhe nga fondet e brendshme në buxhetin e vitit të kaluar nuk arritën të shpenzoheshin rreth 450 milionë euro të programuara. Kjo tregon se, në vendin tonë nuk janë problem likuiditetet, por mungesa e aftësisë për ti përdorur ato sipas kushteve të rëna dakord në marrëveshjet përkatëse më kreditorët.

Raportet e monitorimit tregojnë problematika të vazhdueshme në drejtim të transparencës dhe llogaridhënies në përdorimin e fondeve publike dhe atyre ndërkombëtare.

Mungesa e garës së ndershme në prokurime, vonesat në zbatimin e reformave dhe politizimi i institucioneve janë shqetësime që përmenden gjithnjë në raportet e progresit nga BE. Pa adresimin e këtyre pikave, ndihma dhe mbështetja financiare rrezikojnë të mos sjellin impaktin e pritshëm.

Në aspektin e arsimit dhe formimit profesional vendi ynë ende përballet me mospërputhje mes aftësive që ofron sistemi arsimor dhe nevojave të tregut të punës. Kjo pengon të rinjtë të gjejnë punë në vend dhe shton presionin për të emigruar./Monitor/e.s

Të fundit

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Lajme të tjera

Web TV