Tirana pret sot Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, i cili mbahet në sheshin “Skënderbej”.
Ashtu siç e do tradita, liderët evropianë pozuan nga zemra e Tiranës për foton familjare në kuadër të Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian.
Vihet re se kryeministri Edi Rama është pozicionuar krah Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe presidentit francez, Emanuel Macron në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë. Ndërkohë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ndodhet në reshtin e dytë./e.s