Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj pyetjes së një gazetari të huaj lidhur me raportin e Bashkimit Evropian për zgjedhjet në Shqipëri, gjatë një konference për shtyp me kryeministren e Danimarkës. Gazetari përmendi përmendjen e “lojës së pabarabartë” në raport, por Rama e cilësoi këtë si një shkëputje nga një kontekst më i gjerë, i cili – sipas tij – në tërësi e vlerëson procesin zgjedhor në vend.
“Më duhet të them që ajo çfarë cituat janë pak fjali nga një deklaratë shumë më e gjatë, ku praktikisht përshëndetet procesi zgjedhor shqiptar,” tha Rama, duke theksuar se zgjedhjet e 11 majit ishin “100 përqind shprehje e vullnetit të popullit shqiptar”.
Ai pranoi se ka vend për përmirësim dhe se procesi nuk është në nivelin e shteteve si Danimarka, por shtoi se ai është zhvilluar në përputhje me standardet ndërkombëtare, përkatësisht ato të OSBE-ODIHR. m.p.