‘Izraeli, jasht Eurovizion!/ Deklarata e kryeministrit spanjoll trazon gjeopolitikën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një deklaratë e fortë ka ardhur nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez pas përfundimit të edicionit të Eurovision të shtunën e 17 majit.

Kreu i qeverisë spanjolle ka deklaruar sot (19 maj) se Izraeli duhet të përjashtohet nga Konkursi i Eurosongut për arsye “solidariteti me popullin palestinez, që po përjeton absurditetin e luftës dhe bombardimeve”.

“Nuk mund të kemi standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për kulturën”, u shpreh Pedro Sánchez. Ai iu referua precedentit të kaluar, duke vijuar argumentin se “nëse Rusia u përjashtua nga konkursi pas pushtimit të Ukrainës, atëherë as Izraeli nuk duhet të marrë pjesë”.

“Përkushtimi i Spanjës ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut duhet të jetë i qëndrueshëm dhe i pandryshueshëm, ashtu siç duhet të jetë për të gjithë Evropën. Të solidarizohemi me popullin palestinez, që jeton absurditetin e luftës dhe bombardimeve”, tha Sanchez mes të tjerash, sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare.

Ai këmbënguli se nuk mund të kishte dy standarde edhe në fushën e kulturës dhe artit:

“Nuk besoj se u habit askush kur kërkuam përjashtimin e Rusisë nga ngjarjet ndërkombëtare, përfshirë, siç pamë këtë fundjavë, edhe Eurosongun. Prandaj, as Izraeli nuk duhet të marrë pjesë. Sepse nuk mund të kemi dy standarde kur bëhet fjalë për kulturën”, theksoi ai.

Të shtunën, televizioni publik spanjoll sfidoi organizatën që administron Eurosongun, Unionin Evropian të Transmetimeve (EBU), e cila e kishte paralajmëruar që të ndalonte referencat për sulmin në Gaza, duke kërcënuar me sanksione.

Megjithatë, RTVE transmetoi një mesazh mbështetës për popullin palestinez pak para fillimit zyrtar të konkursit. Në prill, RTVE kishte kërkuar nga organizatorët e konkursit, EBU, që të diskutonin praninë e Izraelit në Eurosong për shkak të shqetësimeve rreth situatës në Gaza.

Lexo edhe :  VIDEO/ Anija me 277 persona në bord përplaset me urën në Nju-Jork

Spanja, e cila më 28 maj 2024 njohu shtetin e Palestinës së bashku me Irlandën dhe Norvegjinë, është bërë gjatë muajve të fundit një nga zërat më kritikë brenda Bashkimit Evropian ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut dhe historikisht mbështet çështjen palestineze./e.t

Të fundit

“PD po reflekton për humbjen!”/ Belind Këlliçi: Nga unë i pari do të mbajmë përgjegjësi!

Anëtari i kryesisë së PD dhe deputet i dalë nga zgjedhjet e 11 majit, Belind Këlliçi, u shpreh se...

Maduro: Mafia shqiptare po përpiqet të dëmtojë zgjedhjet në Venezuelë

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka hedhur akuza të rënda ndaj një strukture të krimit të organizuar me origjinë shqiptare që, sipas tij, vepron...

“Berisha po bën gati pasardhësin, nuk është deputet!” Gazetarët nxjerrin sekretet

Raporti i AMA për fushatën elektorale zbuloi se PD dhe Sali Berisha kishin dominuar transmetimin e takimeve dhe publikimeve në media, me përqindje më...

20 mln euro në vit, trajneri i Interit largohet pas finales së Champions-it?

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, po joshet nga ideja për të provuar një aventurë në Arabinë Saudite. Arsyeja dihet, për disa miliona euro më...

“Zgjedhjet, një masakër elektorale”/ Ankohet Këlliçi: Vota e diasporës ishte kasaphanë

Drejtuesi i PD për qarkun Tiranë Belind Këlliçi ka folur për rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit.  Sipas tij ato ishin një masakër elektorale...

Lajme të tjera

Web TV