Konflikti familjar: Brooklyn Beckham mendon se prindërit e tij shtiren në rrjete sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zërat për një pakënaqësi apo debate mes Brooklyn Beckham, bashkëshortes së tij Nicola Peltz, dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, po shtohen gjithnjë e më shumë. Së fundmi, raporti i tyre u vu në qendër të vëmendjes për shkak të mungesës së Brooklyn dhe partneres së tij në ditëlindjen e 50-të të të atit, David Beckham.

Sipas burimeve të ndryshme, marrëdhëniet mes tyre nuk janë aspak të mira.

“Brooklyn po përpiqet të vendosë kufij me prindërit, të krijojë jetën e tij përkrah Nicolës, dhe duket se David dhe Victoria po reagojnë në një mënyrë hakmarrëse”, tha një burim anonim.

I njëjti burim shtoi se Brooklyn është i zhgënjyer me mënyrën se si prindërit e tij e portretizojnë veten në rrjetet sociale, ndërkohë që, sipas tij, gjërat janë ndryshe nga se duken. Sipas burimit, Brooklyn është shprehur se ata nuk kanë bërë asnjë përpjekje për ta kontaktuar.

Një tjetër burim afër familjes e sheh situatën ndryshe, duke pohuar se tensionet nisën që në momentin kur Brooklyn u fejua me Nicolën. David dhe Victoria mendohet se e konsiderojnë Peltz-in si shumë kontrolluese dhe xheloze, gjë që ka ndikuar që i biri të distancohet gjithnjë e më shumë nga familja.

Kujtojmë se festa për ditëlindjen e David Beckham përfshinte, mes të tjerash, edhe dhe një udhëtim në Paris me familjen dhe miqtë e ngushtë si Eva Longoria, Gordon Ramsay dhe Tom Cruise. Victoria publikoi disa fotografi nga festa, duke shkruar:

“Krijuam kujtime të veçanta me familjen dhe miqtë. Ju duam të gjithëve,” duke etiketuar të tre fëmijët e tjerë, por jo Brooklyn./E.Ç

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV